Udhëheqësi Suprem iranian Mojtaba Khamenei ka lëshuar një direktivë që uraniumi i pasuruar nuk do të dërgohet jashtë vendit.

Përmes kësaj deklarate, Khamenei ka forcuar kështu qëndrimin e Teheranit ndaj njërës prej kërkesave kryesore të Shteteve të Bashkuara në bisedimet e paqes (atë të pezullimit të aktivitetit bërthamor të vendit).

Lajmin e raportoi Reuters, duke cituar burime iraniane. Urdhri i Ajatollah Mojtaba Khamenei mund ta frustrojë më tej Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe të ndërlikojë negociatat për t'i dhënë fund luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shefi i Operacioneve Detare të SHBA-së: Marina s’ka kapacitet për të rihapur Ngushticën e Hormusit! Khamenei: Uraniumi i pasuruar mbetet në Iran!