Mollët u përdorën si karrem
nga Tafili, për t’u arratisu

Mollët u përdorën si karrem<br />nga Tafili, për t’u arratisu
TIRANE- Një qese me mollë, që mbahej fillimisht nga dënuari Fran Marashi dhe që më pas është marrë nga shoku i tij Admir Tafili, ka shërbyr si karem për të bindur gardianët, që të lejonin Tafilin të kalojë nga sektori “4” në sektorin “1”. Si justifikim për të kaluar sektorët e sigurisë së lartë, ka qënë dhënia e një molle të vetme, për të burgusurin Selami Sparthi, që ndodhej në sektorin “1”.

E gjithë kjo skemë e hollësishme gjatë kohës kur të gjithë dyert e qelive kanë qënë të hapura, pasi ishte orari i argëtimit në klasat e çdo sektori. Tafili, ka përdorur pikërisht qesën me mollë, duke arritur të shkojë afër daljes, ndërkohë që pas kësaj ka përdorur një pistoletë për të bindur gardianët që të hapnin derën.

Këta të fundit nën kërcënimin e armës i kanë dhënë çelësat të dënuarve, duke i dhënë mundësi atyre të arratisen.

Gjatë planit të arratisjes, janë dëmtuar dhe kamerat. Sipas prokurorisë së Korçës, nga Sektori “4” kishin shkuar në klasë të denuarit Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reis Haxhiaj dhe Eduart Lulo, kurse nga Sektori “3” kishin shkuar në klasë të dënuarit Artur Gora, Kastriot Maksuti, Dan Hutra, Pelivan Latollari dhe Reshit Adri. Ka qënë ora 18:45, kur ka nisur plani i arratisjes.

SULMI ME ARME
Pas Tafilit ishte lejuar për të kalur në sektorin nr. 3 edhe i dënuari tjetër Fran Marashi, madje pa u kontrrolluar fizikisht rregullisht. Sapo kishte hyrë në Sektorin “3”, i dënuari Admir Tafili, ka dëmtuar menjëherë kamerën e vëzhgimit të këtij sektori, ndërsa i denuari Fran Marashi i ishte drejtuar dhe kishte kërcënuar me një armë që e kishte me vete, përgjegjësin e shërbimit Luan Liçollari, duke hapur më pas portën e Sektorit Nr. 3 dhe më tej edhe derën e hyrjes për në Godinën A, çelësi i së cilës, sipas skemës së sigurisë, në fakt duhet të mbahej nga zyra e informacionit dhe jo nga përgjegjësi i shërbimit. Në momentin e prishjes së kamerës, operatorja e vëzhgimit të kamerave Luljeta Dvorani kishte njoftuar specialistin e informacionin Terpo Gjamo se ishte demtuar nga një i denuar kamera e Sektorit 3. Gjamo kishte bërë përpjekje për tu lidhur me regjimin e brendshëm, por pa dhënë alarimin për situatën e krijuar.

REAGIMI I GURIT
Ndërkohë, i dënuari Gëzim Guri i cili ndodhej në klasë, kishte nxjerrë një armë dhe pasi kishte kërcënuar përgjegjësin e kollonës Gjergji Këllezi, kishte dalë nga klasa dhe në vazhdim ishte larguar drejt daljes së godinës së bashku edhe me të denuarit Eduart Lulo, Reis Haxhiraj dhe Artur Gora, dy prej të cilëve ishin të armatosur.
Gjatë kësaj kohe, të dënuarit e tjerë të ndodhur në klasë nuk ishin larguar vullnetarisht prej godinës së burgut për të dalë jashtë, pavarësish mundësisë që kishin për ta bërë këtë.
Këllezi, kishte dalë nga klasa dhe në vazhdim ishte larguar drejt daljes së godinës së bashku edhe me të denuarit Eduart Lulo, Reis Haxhiraj dhe Artur Gora, dy prej të cilëve ishin të armatosur.
Gjatë kësaj kohe, të dënuarit e tjerë të ndodhur në klasë nuk ishin larguar vullnetarisht prej godinës së burgut për të dalë jashtë, pavarësish mundësisë që kishin për ta bërë këtë.
 
GJYKATA, LE NË BURG GARDIANËT
Gjykata e Korçës, ka shqyrtuar ditën e djeshme 21 kërkesat e prokurorisë për gardianët e burgut të Drenovës në Korçë. Nga 21 kërkesa, 19 prej tyre janë pranuar nga gjykata duke vendosur masën e “arrestit në burg”, ndërkohë që për dy gardianet Suzana Sejdarasi dhe Luljeta Dvorani, gjykata ka vendosur masën “Detyrim paraqitje”. Disa nga gardianët gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore kanë pohuar se ishin ndodhur me armë në kokë, ndaj dhe u ishin bindur urdhërave të të dënuarve. Ndërkohë që nga ana tjetër prokuroria pretendoi se gardianët kishin shkelur rregulloren duke “Shpërdoruar detyrën”.
 
Gardianët e lënë në burg
 
1.Altin Sula
2.       Shpëtim Peronka
3.       Sotir Tanushi
4.       Valdet Brahollari
5.       Ardian Lenollari
6.       Valter Gjalpi
7.       Jani Mitre
8.       Gjergji Këllëzi
9.       Bledi Hysolli
10.     Margel Rushani
11.     Riza Spahiu
12.     Ferdinand Delimoni
13.     Artan Larti
14.     Edmond Qarri
15.     Spartak Moka
16.     Bledar Kollçinaku
17.     Arben Fatka
18.     Luan Liçollari
19.     Terpo Gjamo
20.     Suzana Sejdarasi “Detyrim paraqitje”
21.     Luljeta Dvorani “Detyrim paraqitje”


Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE