ELBASAN - Breshëri i një dite më parë ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Elbasanit por fshati më i dëmtuar është Selita në komunën Mollas.
Në këtë fshat ka rënë edhe kokrra më e madhe e breshërit duke shkaktuar jo vetëm dëmtimin e dhjetëra hektarë serave, pemtore dhe vreshta por edhe dëmtimin e automjeteve.
Banorët shprehen se nuk ishte parë një breshër aq i madh 20 vitet e fundit dhe pasojat për ta kanë qenë katastrofike.
Banorët shprehen se kanë humbur gjithçka si pasojë e breshrit dhe dëmet llogariten miliona lekë.
Shumë prej tyre kanë marrë kredi dhe kërkojnë lehtësira nga shteti për pasojat e mëdha që janë shkaktuar.
Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në zonën e Dumresë ku janë shkatërruar të mbjella dhe pemtari.
/Shqiptarja.com

VIDEO