Situatë problematike te xhamia e Namazgjasë, drejt së cilës u hodhën molotovë. Një imam tha për Report Tv se një pjesë e besimtarëve kishin mbetur brenda në xhami, ndërsa në zonë është hedhur edhe shumë gaz lotsjellës.

“Ne nuk merremi me protesta, mundohemi t’i nxjerrim vëllezërit myslimanë pa bërë dëm. Jemi në muajin e Ramazanit, ishalla e kalojmë me sukses. Bëjmë thirrje policisë dhe popullit të mos përzihen në xhami, ne vazhdojmë punën e Namazit. Myslimanëve u urojmë qetësi. Ishim në Namaz, po mundohemi të qetësojmë njerëzit dhe të dalin në qetësi. Një pjesë janë brenda, një pjesë është jashtë, nuk po dinë ku të dalin, po mundohemi t’i orientojmë”, tha imami për Report Tv.


Lajmi kryesor:

PD 2 orë dhunë, molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, nuk kursehet as xhamia e Namazgjasë! Berisha i quan të vetët ‘kryengritës të armatosur’