Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për molotovët që u përdorën në protestën e Rithemelimit ditën e djeshme. Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se që prej vitit 1998, molotovi përdoret si armë ndaj policëve nga militantët dhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Fotot janë të djeshmet, të protestës së djeshme për 3 vrasës në mbrojtjetë 3 vrasësve në bulevard. Qëllimi pse ua tregova këtë foto ka të bëjë me faktin që molotovi që kalon mbi kokën e policëve, shërbyesve të shtetit, është armë. Nuk është as fishekzjarr, as shashkë, është armë që po përdoret në mënyrë konsistente që nga viti 1998 e deri tani më 20 shkurt të 2024-ës, nga një parti, nga një individ i quajtur Sali Berisha”- tha Braçe.
Braçe solli në vëmendje faktin që përdorimi i molotovëve është nxitur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që ta përdorin kundrejt policisë. Deputeti tha se molotovi është ‘ADN’ e grupit të drejtuar nga Berisha dhe theksoi se që prej 1998-ës, një lëndë e tillë nuk është hetuar kurrë si armë.
“Nuk e di pse më shkoi dje në mendje, por molotovi sugjerohej nga bandat e Vuçiç dhe Radoiçiç javën që shkoi si armë për të kundërshtuar policinë e Kosovës në veri të saj. Të jetë rastësi? Që molotovi shfaet tek talebanët, xhihadistët, bandat e serbëve në veri të Kosovës dhe këtu nga partia e Berishës? E dini pse ndodh që nga 1998 kjo gjë? Sepse kurrë nuk hetohet si armë molotovi, ADN e tyre”- shtoi deputeti.
Për molotovët, flakadanët dhe gurët e hedhur drejt forcave të policisë dhe shkallëve të kryeministrisë, policia arrestoi 4 protestues, ndërsa nisi hetimi për 6 të tjerë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
18%
-
Jo
74.2%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot i përfundon mandati/ Gazetari për Report Tv: Vjosa Osmani do të zbresë në terren për t’u përballur me Kurtin! Do bëjë koalicion me LDK-në
4 Prill, 15:07
-
Vendoret 2027/ Berisha ‘lëshon’ Florian Binajn: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer! Braçe, përfaqësues i një partie të zhdukur
4 Prill, 13:29
-
Tragjedi në sportin e Kosovës, futbollisti veteran humbet jetën gjatë ndeshjes së Kupës
4 Prill, 12:51
-
Kosovë/ Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati, i dorëzon sot detyrën kryeparlamentares Haxhiu
4 Prill, 09:02
-
Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria: I dha Serbisë të dhëna sensitive
3 Prill, 16:56
-
I kërkoi rezultatet e marra prej tij si deputet gjatë 30 viteve, KQZ i kthen përgjigje Braçes! Shifrat ndër vite e rendisin te politikanët më të votuar
3 Prill, 15:52
-
Ish-deputeti i PS për Report Tv: Rama nuk drejton, komandon! Kandidatura e Braçes, lëvizje e re në PS! Me Berishën s’ka zgjedhje në parti
3 Prill, 14:59
-
Ministri Salla në Kosovë: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e sektorit bujqësor
3 Prill, 12:27
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Eksodi i 1999-ës, LDK-ja propozon ngritjen e një memoriali në Prizren për solidaritetin e Kukësit
2 Prill, 11:07
-
Paralajmërimi i SHBA për sulmet iraniane, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh
2 Prill, 10:39
-
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së, seanca në Hagë shtyhet në 14 prill
1 Prill, 21:04
Saliu e ka nis me dhunë karrieren e tij dhe deri ne ngordhjen e tij do ta përfundoj dhunë. Antishqiptar dhe veç gjak do ky serial killer!
PërgjigjuInteresante qe shum TV greke i benin jehon kesaj proteste ku ne vecanti dukej banderola me flamurin grek dhe emrin e fredi shehut te kthyer ne fredi bejleri Dhe duheshin qart ata qe hidhnin bomba molotov
Përgjigju