Një vajzë e re e cila ka ardhur posaçërisht nga jashtë për t’iu bashkuar protestës, e quajti këtë ngjarje një moment historik. Ajo tha se sot shenjohet fundi i tranzicionit të tejzgjatur, ndërsa bëri thirrje që më shumë qytetarë t’u bashkohen.

“Për herë të parë në 35 vite shqiptarët bëhen bashkë. Është moment historik sepse shqiptarët dëhsmojnë se Shqipëria është mbi gjithçka. Për herë të parë, tregojnë se nuk nëpërkmëben dot nga askush, sepse po shpaloset fytyra më dinjitoze e Shqipërisë. Sot, shenjojmë fundin e tranzicionit të tejzgjatur. Sot, fytyra europiane e Shqipërisë është kjo protestë, jeni ju. Sot Shqipërisë i dalim vetë për zot! Prandaj, gjej rastin, të bëj thirrje për çdo shqiptar që s’është ende këtu të na bashkohet përditë këtu në bulevard sepse është një përjetim që i takon kujtdo që e do Shqipërinë vërtet. Uroj që Zoti ta bekojë Shqipërinë, por bekimi i Shqipërisë është kjo protestë, jeni ju!”, tha protestuesja.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Protesta për Zvërnecin, qytetarët thirrje për dorëheqjen e Ramës para kryeministrisë: Qeveri tranzitore! Nis marshimi në kryeqytet