VIDEO/ Moment i sikletshëm! Gazetarja gëlltit një mizë teksa raportonte live në Samitin e NATO-s

Gjatë një raportimi për mbërritjen e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga Samiti i NATO-s, gazetarja e Sky News, Deborah Haynes, 46-vjeç, është përballur me një incident ku një mizë i hyri në gojë.

Gazetarja menjëherë është kollitur duke ndërprerë raportimin dhe më pas u rikthye me qetësi dhe me humor duke treguar se çfarë ndodhi.

 “Sapo hëngra një mizë”, tha gazetarja.

Ajo gjithashtu ka postuar në llogarinë e saj Twitter videon e incidentit duke lënë dhe një mbishkrim në të.

“Sapo hëngra një mizë! Rreziqet e raportimit live gjatë natës, ku insektet vërshojnë rreth dritës”, ka shkruar gazetarja.

I njëjti incident ka ndodhur edhe para 9 vitesh kur një kolegu të Deborah-së në Sky News, Adam Boulton, pësoi të njëjtin incident të ngjashëm.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave