Vipat ofrojnë ndihma financiare për të prekurit nga tërmeti...që nga Noizy, Kledi Kadiu e deri tek këngëtari i famshëm Pupo

Vipat ofrojnë ndihma financiare për të prekurit nga tërmeti...që nga Noizy, Kledi Kadiu e deri tek këngëtari i famshëm Pupo

Foto nga banorët nëpër çadra

Tërmeti shkatërrues me pasojë dhjetëra viktima ka solidarizuar edhe emrat më të njohur të showbizit.

Ata kanë ofruar ndihmën e tyre shpirtërore dhe financiare për banorët e mbijetuar, të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Të dëmtuarit kanë nevojë për një strehë ku të fusin kokën në këto ditë të ftohta prag dhjetori.

Ata kanë gjithashtu nevojë për ushqim gjatë distës, kurse fëmijët apo të moshuarit kanë nevojë edhe për përkujdesje, si pjesa më delikate e gjithë shoqërisë.

Në të gjithë vendin, shumë qytetarë janë bërë bashkë, duke kontribuar me ushqime, veshje, ku më pas i kanë nisur në drejtim të Durrësit dhe Thumanës.

Kujtojmë që qindra banorë të Durrësit, Thumanës apo Lezhës po qëndrojnë në të ftohtë, pas shembjes së banesave nga tërmeti dhe kjo gjendje duhet të solidarizojë të gjithë qytetarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 05:06
Kampioni i botës në futboll: Lutuni për Shqipërinë

                                                                                                                                                              Postimi i Paul Pogba

Ylli i Manchester United i cili aktualisht është dhe kampion bote në futboll me Francën, Paul Pogba ka shprehur ngushëllimet për viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Në një foto të flamurit shqiptar ai shkruan 'Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë'. 

Kujtojmë se Pogba mund të kishte vizituar 11 ditë më parë Shqipërinë në ndeshjen e luajtur në Tiranë ku Franca fitoi 2-0 përballë kombëtares kuqezi por ai mungoi për shkak dëmtimi. 

Ora 20:58
Angela Martini strehon një familje të prekur nga tërmeti

1574885316_ang.png

Shumë personazhe të njohura janë bashkuar kanë dhënë ndihmat  e tyre për të dëmtuarit nga tërmeti duke ju gjetur pranë çdo familje shqiptare.

Edhe modelja e famshme, Angela Martini, ka ndërmarrë nismën e saj, duke hapur një llogari për të gjithë ata që duan të kontribuojnë.

Martini ka dhënë sot lajmin e mirë se një prej familjeve të dëmtuara iu është siguruar banesa që do të jetojnë.

“Jemi duke zhvendosur familjen e parë me fëmijë dhe pa shtëpi në një banesë sot.Video së shpejti”, shkruan ajo në ‘Instastory’.

Të gjithë vipat janë vënë në lëvizje për të ndihmuar banorët me aq mundësi që kanë.

Postimi i Angelës
Ora 20:48
Këngëtarja Rina Balaj ofron shtëpitë në Istog për personat e prekur nga tërmeti

1574884719_ri1.png

Këngëtarja Rina Balaj ka treguar se familja e saj është e gatshme të ofrojë shtëpinë për të strehuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Ajo është shprejur se lindi  pikërisht në luftën e  Kosovë dhe se një familje në Tiranë i hapi dyert për të jetuar.

Në njoftimin e këngëtares të publikuar në InstaStory, thuhet se familja e saj është e gatshme të mirëpresë në shtëpinë në Istog deri në  dy familje të prekura nga tërmetet.

Pos Rinës, strehim për banorët e Thumanës dhe Durrësit kanë ofruar edhe artistë të tjerë si: Genc Prelvukaj, Ledri Vula, Capital T etj.

Të gjithë emrat e famshëm të shoëbizit janë soloidarizuar me gjendjen në vend.

Postimi i Rinës
Ora 20:40
Ledri Vula hap dyert e rezidencës për banorët e prekur nga tërmeti

1574884035_led.png

Ledri Vula ka lajmëruar se bashkë me familjen e tij kanë vendosur që të ofrojnë rezidencat e tyre në Prishtinë për familjet dhe njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një postimi në Instagram, reperi dhe familja e tij hapën dyert e shtëpisë së tyre për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura.

Ledri njofton se në shtëpinë e tij ka vend për 10 persona dhe 3-4 fëmijë.

Nuk jeni vetëm”, shkruan reperi në njoftimin e tij.

E vlersojmë ndihmën e këngëtarit shqiptar për ndihmën që po u ofron banorëve të prekur nga tërmeti.

Postimi i Ledrit
Ora 20:34
Bebe Rexha siguron fonde për personat e prekur nga tërmeti

1574914602_Screenshot1.jpg

Shqiptarët anë e mbanë botës janë mobilizuar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe artistët shqiptarë që po gëzojnë famë botërore: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Gashi e Stanaj.

Së fundmi edhe Bebe Rexha përmes një videoje është solidarizuar me shqiptarët dhe ka premtuar se do të sigurojë fonde për tw ndihmuar vëllezërit shqiptarë.

“Së pari më vjen keq për gjithçka që është duke ndodhur për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam duke u munduar të gjej një mënyrë për të siguruar fonde të mjaftueshme për të ndihmuar sado pak. Jam duke u lutur për ata që janë ndikuar nga kjo fatkeqësi. Ju dua shumë”, tha Bebe.

Ora 20:22
'Miss Serbia' që bëri shqiponjën me duar, ndihmon Shqipërinë nga pasojat e tërmetit

1574883214_ko.png

 “Miss Serbia” e cila u bë e famshme kur bëri shqiponjën me duart do të japë ndihm për vendin e prekur nga tërmeti.

 Irina Jovanka pushtoi mediat shqiptare dhe serbe pas veprimit që bëri në “Miss Freedom of the World” të mbajtur në Kosovë.

Ajo do të niset nga Viena për në Durrës për të ndihmuar banorët.

 “Unë nisem nga Viena në Kosovë të Premten në mëngjes në orën 02:00 dhe më pas në Tiranë dhe Durrës.

 Nëse dikush do të donte të dërgonte rroba, batanije apo ngrohëse për të prekurit nga tërmeti, do të jetë e mundur nesër, vendin ua bëj të ditur, më kontaktoni”, ka shkruar ajo në njoftimin e bërë në Instagram.

Postimi i Irinas
Ora 20:18
Ermal Fejzullahu dhuron 100 mijë euro për banorët e prekur nga tërmeti

Ermal Fejzullahu ka treguar se do t’i ndihmojë viktimat e prekura nga tërmeti me  një shumë prej 100 mijë eurove.

Artisti përmes një postimi ka zbuluar se edhe ai i është bashkuar shumë kolegëve të tyre që po bëjnë gjithçka për ta bërë më të lehtë jetën e  banorëve e zonave të prekura nga tërmeti.

Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar“, shkruan Ermali.

Gjithashtu edhe babai i tij, këngëtari i muzikës kosovare Sabri Fejzullahu ka hapur dyert e shtëpisë së tij për një familje prej 6 anëtarësh.

Postimi i Ermalit

Postimi i Sabriut
Ora 19:58
Tërmeti, këngëtari italian do mbajë koncert bamirësie, Pupo: Kam punuar aty dhe kam njohur njerëz të mrekullueshëm

1574881463_pup0.png

Këngëtari i njohur italian, Enzo Ghinazzi, këngëtari italian, i njohur me emrin e artit Pupo, do të zhvillojë një koncert bamirësie për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Pupo ka shkruar në rrjetin social Facebook se ai ndodhet pranë popullit shqiptarë në këto momente të vështira. 

“Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm”, shkruan Pupo. 

 Ai është shprehur i gatshëm të zhvillojë një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë  për popullin e prekur nga tërmeti.

Postimi i Pupo
Ora 19:47
Capital T në kamionin me ndihma ushqimore drejt Durrësit e Thumanës

1574880894_sapi.png

Edhe Capital T po vazhdon me kontributin e tij për të dërguar ndihma në Shqipëri.

Ai është shfaqur në kamion bashkë me ndihmat e mbledhura nga qytetarët kosovarë.

Përmes videove ai tashmë ka mbërritur në Durrës për të shpërndarë ndihmat dhe për të qenë në mbështetje të banorëve.

Ai gjithashtu ka strehuar shumë banorë të ngelur në mëshirë të fatit nga tërmeti.

Foto nga Capital
Ora 19:38
Balerinët Kledi Kadiu dhe Albi Nako dhurojnë për personat e prekur nga tërmeti

Balerinët Kledi Kadiu dhe Albi Nako do të dhurojnë një pjesë të fitimeve për personat e prekur nga tërmeti.

Dy balerinët do të oranizonin një ëorkshop ës bashku por është shtyrë për për shkak të situatës së rënduar si pasojë e tërmetit 6.3 ballësh të mëngjesit të djeshëm.

Përmes një postimi në Instagram, Albi bëri me dije se eventi tyre është shtyrë për në datën 3 dhjetor dhe fitimet do shkojnë për të gjithë njerëzit në nevojë.

"Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘ëorkshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor.

Gjithë të ardhurat e këtij ‘ëorkshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët".

Ky gjest human është për tu marrë shembull nga të gjihë personat që kanë mundësi financiare të ndihmojnë viktimat e tërmetit.

Postimi i Albit
Ora 19:18
Tërmeti, Noizy gatuan për banorët e strehuar nëpër çadra në stadiumin e Durrësit

1574879116_noi3.png

Emrat më të njohur të shoëbizit i kanë ofruar ndihmën e tyre personave të prekur nga tërmeti, ku një prej tyre është edhe reperi Noizy.

Ai përmes disa postimeve ka treguar se ka shkuar në çadrat e ngritura në Durrës për të ndihmuar të gjithë ata banorë, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar dhe shkatërruar nga tërmeti.

Është shfaqur duke gatuar dhe shpërndarë ushqim banorëve që janë akomoduar në stadiumin "Niko Dovana".

Përmes rrjetit të tij social Instagram, Noizy gjithashtu e ka vlerësuar shumë ndihmën e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.

Edhe pse patëm fatkeqësi, zemrat nuk i prishëm, madje mësuam se sa shumë e duam njëri-tjetrin. Nuk kam fjalë për xhestin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë, mund të kem parë vetë me sytë e mi mbi 50 kamiona me ndihma për vëllezërit dhe motrat e tyre që kishin nevojë, si me ushqim por edhe jorganë e batanie. BRAVO! Kam qarë shumë, jo nga frika por nga gëzimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerëzve që kontribuojnë, të ketë kontroll mbi gjithçka sepse nuk duhet abuzuar me mirësinë, ju që kontribuoni duhet të siguroheni që atë që ju na ofroni të shkojë në vendin e duhur. Edhe një herë në emër të gjithë shqiptarëve, ju falenderoj nga zemra. Zoti qoftë me të gjithë ju dhe familjet tuaja. Uroj që këto lloj fatkeqësish mos të ndodhin më kurrë”, ka shkruar Noizy.

Reperi është rritur në qytetin e Durrësit dhe kjo solli edhe solidarizimin e madh të tij.

Noizy në Durrës
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 28/11/2019 13:58

    LEDRI VULA, MC.KRESHA, ERMAL FEJZULLAHU DHE LYRICAL SON SE KAN RRUJT HIC, KAN KNU DJE PER QEF NE AMERIKE. TURPI QOFT ME TA

    Përgjigju
  • KIRI: 27/11/2019 19:20

    sa me shume batanije dhe krevate,,,se njerezit s'mund te flene pertoke….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar