Një vajzë e vogël tre vjeçare në Tajvan u përfshi në një aksident frikësues me balonë, pamjet e të cilit u bënë virale në mbarë botën.

Aty shihet sesi vogëlushen e merr me vete një balonë gjigande dhe e ngre lart në ajër.

3 vjeçaren e kishin kapur fijet e balonës dhe me sa duket, nuk shkëputej dot.

E gjithë ngjarja u filmua live, ndërsa videoja u përhap me shpejtësi në internet. 

Vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, po merrte pjesë në një festival balonash pranë bregut të detit në qytetin e Nanlioaos.

Pamjet filmike tregojnë sesi balona e vërtit fëmijën disa herë në ajër ndërsa të rriturit poshtë përpiqen të kontrollojnë balonën e ta zbresin në tokë.

Më në fund ia dalin ta ulin dhe të tërheqin vogëlushen, e cila mbeti e tmerruar nga incidenti, por fatmirësisht, nuk pati asnjë lëndim fizik.