Ndeshja çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Partizanit është shoqëruar me momente paniku. Kjo pasi sulmuesi i Laçit Nuabueze mbeti i shtrirë në fushë për disa çaste në një kohë kur nuk pati asnjë kontakt me kundërshtarët.

Menjeherë të dy stafet e skuadrave u përpoqën t’i jepnin ndihmë amerikanit, ndërsa në fushë u fut edhe ambulanca. Gjithsesi pas pak çastesh Nuabueze rimori veten dhe u rikthye në fushë.

Nuabueze është një futbollist për të cilin më herët është thënë se ka probleme në zemër, megjithëse vetë ai e ka mohuar.