Momente të lumtura për të dashuruarit, beqarët ende në pritje...ja horoskopi për sot

Momente të lumtura për të dashuruarit, beqarët ende në pritje...ja horoskopi për sot

DASHI

Sot duhet të përgatiteni për momente shumë të lumtura dhe plot pasion ju të dashuruarit. Do ndiheni përherë mirë dhe do e keni shumë më të lehtë t'i shprehni ndjenjat. Beqarët do kenë një jetë mjaft aktive dhe nuk do ndaleni derisa ta gjejnë personin e tyre të ëndrrave. Me financat jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata do fillojë të ketë edhe përmirësimet e para.

DEMI

Ju të dashuruarit, pas problemeve dhe lëndimeve që keni kaluar sot do ndiheni më të qetë dhe nuk do sqaroheni njëherë e mirë. Beqarët do jenë të heshtur dhe do preferojnë të presin ende kohë para se të bëjnë deklarata dashurie. Ende nuk ka ardhur koha më e përshtatshme për ta. Me financat do dini si t'i bëni mirë llogaritë kështu që nuk do ju dalin të papritura.

BINJAKET

Sektori i dashurisë së çifteve ka për të qenë shumë i qetë. Do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe do e ndihmoni njëri-tjetrin sa herë të keni nevojë. Beqarët do fiksohen keq pas dikujt dhe do bëjnë çdo gjë për ta pasur pranë. Në fakt mirë është t'ua tregojnë edhe disa miqve atë që ndiejnë sepse ata do i ndihmojnë. Në planin financiar do bëni ekonomi dhe nuk do keni probleme.

GAFORRJA

Çdo gjë ka për të shkuar mirë sot në jetën tuaj në çift nëse nuk tregoheni posesivë dhe të pamatur. Mendoni edhe për të ardhmen dhe pranojeni se edhe ju keni pasur gabimet tuaja deri më sot. Për beqarët do favorizohen takimet pasionante që do sjellin lidhje të jashtëzakonshme. Financat në tërësi kanë për të qenë të mrekullueshme dhe nuk do ndiheni keq për asnjë çast.

LUANI

Sot Venusi do ju shtyjë të bëni edhe gjëra ndryshe nga zakonisht ju të dashuruarve dhe në çdo moment do përjetoni ndjesi të veçanta. Beqarët me shumë gjasë do realizojnë takime t bukura prej të cilave mund të nisin edhe lidhje të qëndrueshme. Të ardhurat do jenë goxha më të mira kështu që nuk do e keni aspak problem të bëni edhe disa investime më shumë.

VIRGJERESHA

Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot. Nuk do keni më aspak probleme dhe mosmarrëveshje mes jush. Beqarët duhet të gjejnë mënyrën e duhur për të joshur dikë sepse në të kundërt po bënë gabime gjithçka do ju kthehet në të kundërt. Shpenzimet kryejini me sa më shumë kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.

PESHORJA

Për çiftet kjo ditë duket goxha premtuese. Venusi do ju nxitë të tentoni e të shijoni edhe gjëra të reja. Nuk do ndaleni për asnjë çast dhe kënaqësitë do jenë të pafundme. Beqarët do kenë një jetë pa probleme dhe nuk do ndiejnë ndonjë nevojë të madhe për të bërë ndryshime. Situatën financiare do e keni më tepër nën kujdes kështu që nuk do ju dalin as vështirësi.

AKREPI

Nëse jeni në një lidhje dhe marrëdhënia juaj ka pasur ulje e ngritje kohët e fundit, sot do gjeni gjuhën e përbashkët. Stresi do ndalet dhe nuk do vuani më. Beqarët nuk do i rezistojnë dot një personi që do takojnë dhe mund të mendojnë të fillojnë menjëherë një lidhje me të. Në planin financiar mos prisni përmirësime të jashtëzakonshme, por kënaquni që gjendja të stabilizohet.

SHIGJETARI

Jeta juaj në çift nuk ka për të pasur aspak probleme serioze sot. Nuk do gjendeni në vështirësi dhe mund të ndiheni më të lirë edhe për të folur për tema delikate. Beqarët do jenë shumë më të logjikshëm se më parë dhe nuk do hedhin asnjë hap pa u bindur plotësisht. Sektori i financave nuk do jetë i keq, por as përmirësime të mëdha nuk do ketë.

BRICJAPI

Të dashuruarit do kenë një ditë shumë të qetë pasi gjithë kohës do i bëjnë me kujdes llogaritë de nuk do thonë fjalë të gabuara. Për beqarët mundësitë për takime do jenë të jashtëzakonshme. Ju mbetet atyre të përfitojnë sa më shumë dhe të hedhin hapat e duhura. Financat kanë për të qenë më të mira se më parë. Përfitoni për të hequr para mënjanë ose për të bërë investime.

UJORI

Ditë me ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni një bashkëpunim të adhurueshëm me partnerin dhe do merreni vesh për gjithçka me të. Beqarët sado që të mundohen nuk do e gjejnë dot personin që kanë ëndërruar aq shumë. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilentë dhe në asnjë mënyrë mos e teproni me shpenzimet.

PESHQIT

Ditë e qetë dhe pa probleme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Me partnerin nuk do lindë asnjë mosmarrëveshje. Beqarët mund të kenë veçse mundësi për dashuriçka klandestine, jo më shumë sesa aq. Ata duhet të bëjnë ende durim për të filluar lidhjen e shumë ëndërruar. Në planin financiar nuk do keni më probleme si më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!