Momentet e fundit të rrëzimit të
avionit të familjes së Bin Laden

BRITANI - Avioni me vlerë 7 milionë paund i familjes së Osama Bin Laden u rrëzua të premten duke lënë të vdekur tre anëtarë të familjes së terroristit.

Aksidenti ndodhi në kushte perfekte atmosferike dhe tashmë ngrihen disa pikëpyetje për rrëzimin e avionit që udhëtonte nga Milano për në aeroportin Blackbushe, ku u përplas mbi disa makina të parkuara.

Avioni ishte një vizitor i rregull i aeroportit dhe ende nuk dihet se përse piloti me shumë eksperiencë nuk e uli shpejtësinë e avionit.

avioniNga të dhënat rezulton se avioni po ndiqte një trajektore të çuditshme ndërsa po përpiqej të ulej.

Sipas ekspertëve, piloti po fluturonte në lartësi të madhe dhe me shpejtësi dhe nuk kishte distancën e nevojshme për t’u ulur i sigurt.

avioniAvioni i regjistruar në Arabinë Saudite u rrëzua rreth orës 15:00 dhe sipas NBC-së në bord kishte tre familjarë të Osama bin Laden.

Rajaa Hashim, njerka e Bin Laden, Sana bin Lade, motra e terroristit dhe bashkëshorti i saj, Zuhair Hashim si dhe piloti Mazen Al Doaja.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë