Janë bërë virale pamje që mund të konsiderohen rrënqethëse të cilat tregojnë se një avion në fluturim ‘rrethohet’ nga rrufetë, në stuhinë që goditi Britaninë e Madhe.
Filmimet tregojnë dy avionë që kalojnë në mes të stuhisë së egër që goditi Londrën gjatë natës. Siç është raportuar rreth 15 mijë vetëtima janë regjistruar brenda katër orësh mesnatën e së shtunës.
Kjo gjendje e motit ka bërë gjithashtu një aeroport të raportojë edhe për vonesa, pasi një goditje vetëtime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.
Shërbimi kombëtar i motit, “Met Office” gjithashtu ka paralajmëruar stadin e ngjyrës së verdhë për të pasur kujdes nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet përgjatë Uellsit dhe shumicës së territorit të Anglisë.