Kamerat e sigurisë në një stacion treni ka kapur një moment dramatik kur karroca e një bebi rrëshket dhe bie në shinat e trenit të Metrosë së Nëndheshme të Londrës. Në video duket burri që e lë karrocën në fund të shkallëve dhe lëviz për të ndihmuar bashkëshorten për të sjellë një karrocë tjetër bebesh.

Mesa duket një erë e lehtë ka shtyrë karrocën drejt shinave hekurudhore duke vënë në rrezik jetën e foshnjës. Më pas shihet kjo grua, e cila besohet se është nëna e foshnjës, që vrapon dhe hidhet për të ngritur karrocën nga hekurudha duke shpëtuar kështu fëmijën.

Sipas policisë treni i rradhës nuk vononte shumë për të ardhur dhe është një rastësi që ky incident ka shpëtuar mirë dhe pa asnjë të lënduar. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)