Ky është momenti tronditës kur një shofer 81-vjeçar ka përplasur me makinën e tij dy çiklistë. Në pamjet filmike shihet sesi shoferi teksa mundohet t’i parakalojë çiklistët, u afrohet shumë dhe në një moment i shtyp duke i lënë në tokë. Por më e çuditshmja ishte se i moshuari vazhdoi rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Michael Tarrant nga Thornwell, Wincanton, ka pranuar në gjykatë se kishte ecur me shpejtësi të madhe. Fatmirësisht çiklistët i kanë shpëtuar më të keqes, me vetëm disa lëndime të lehta trupore, ndërsa i akuzuari pritet këto ditë të njoftohet për dënimin që do t’i japë gjykata.
Komento