TIRANË - Një 36-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës për vjedhjen e biçikletave. Ai u zbulua pas analizimit të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë të momentin kur vidhte biçikletën.  

 Gj. D.,  36 vjeç, banues në Tiranë sipas policisë, rezulton i dënuar më parë për veprën penale vjedhje. Edhe pse është munduar të kamuflohet duke veshur bluzë me kapuç, efektivët kanë arratur ta identifikojnë duke i vënë prangat. 

Ai dyshohet se më 28 janar 2020,  rreth orës 17.00,  ka vjedhur biçikletën e një personi në rrugën "Faik Konica".

Gjithashtu 36-vjeçari dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera  të biçikletave ku në bashkëpunim  me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.