Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar sot një stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.
Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cënuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitja, mund të kishte kaluar në pengmarrje.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.
Në fund të stërvitjes, Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes.
“Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”.-tha Nano.
Kujtojmë se rasti i fundit ishte në vitin 2019 kur u bë një supergrabitje brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u morën rreth 10 milionë euro. Policia asokohe u vu në ndjekje të autorëve, dhe ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të 4 kompanive të ndryshme private.
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
58.2%
-
Opozitës
12.5%
-
Konsensual
29.3%
Vota total: 1587
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Loja u kthye në tragjedi, mbyten dy vëllezër në liqenin e Prushit, u hodhën me litar! 14-vjeçari u fut në ujë për të shpëtuar vëllanë e vogël
27 Maj, 18:57
-
VIDEO/ U përfshinë në sherrin ku mbeti i plagosur një shqiptar, burg 15 ditë për 2 tifozë holandezë! Pritet ekspertiza për dëmtimet e të lënduarit, vendos fatin e të rinjve të huaj
27 Maj, 11:58
-
Tiranë/ 42 vjeçari me probleme të shëndetit mendor i vë zjarrin banesës së tij, i asfiksuar përfundon në spital (VIDEO)
26 Maj, 22:57
-
Tirana ngre në qiell trofeun, zyrtarisht 26 herë kampione e Shqipërisë! Tifozët ‘pushtojnë’ fushën
26 Maj, 19:37
-
Tiranë/ Qëlluan shqiptarin me karrige dhe e bënë për spital para finales së Conference League, arrestohen dy tifozët e Holandës
26 Maj, 12:46
-
Skënder Minxhozi: Finalja e Tiranës, një sukses i ri dhe ca halle të vjetra
26 Maj, 11:36
-
'Mu shkrep arma padashje', lihet në burg efektivi i FNSH, qëlloi me armën e shërbimit fqinjin me të cilin po pinte në lokal
26 Maj, 11:32
-
Burg pa afat policit që vrau kolegun brenda në Komisariatin Nr.3, gjykata: T'i bëhet ekspertizë mjeko-ligjore! Avokati: Para ngjarjes, merrte qetësues
26 Maj, 11:08
-
Kërcënoi fqinjin dhe qëlloi me armë zjarri në banesën e tij, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
26 Maj, 09:43
-
Policia paralajmëron tifozët holandezë
25 Maj, 18:37
-
Vrau kolegun se e shante, polici 25 vjeçar rrezikon burgim të përjetshëm! Kurohet me antidepresiv që përdoren për skizofreninë! Iu gjetën 56 fishekë në makinë
25 Maj, 11:53
-
Conference League/ Tirana shkëlqen, ditë feste dhe zero incidente serioze gjithë ditën! Valle dhe muzikë në rrugët e kryeqytetit! Mijëra tifozë shijuan finalen e parë evropiane në Shqipëri (VIDEO)
25 Maj, 07:16
Kush te le me u afru nqs ka mendje me marr peng.. Pastaj jemi ne 2022, ktu dhe te burgosurit kane instaluar kamera Nga jashte burgjeve Dhe shohin ne kohe reale Ne telefonat e tyre cdo gje qe ndodh neper vendet Qe duan, dhe kur vijne per kontroll i shikojne perpara Dhe jane te pergatitur. Po varja show, ktu ka marre fund cdo gje, Vetem lidhje e korrupsion ka.
PërgjigjuFjala shpeton ne thonjeza medioker.
PërgjigjuE hapen deren ee me dor ene kollaj fare. Po noi bomb shokuse shkishin ose ndonje verbuese?le qe harrova ishte stervitje .e shifte drejtori.duhej te dilte mir.mgjth 40 vet me shpetu nje avion bien ne sy nga 2 km larg.nejse suksese cuna.stervitja doli me sukses
Përgjigju