Tahar Mejri po kërkonte dëshpërimisht në qytet trupin e djalit të tij Kylian pasi trupi i gruas së tij Olfa Bent Souyah Khalfallah u gjet i pajetë nga masakra.
E gjitha se çfarë u gjet nga djali i tij pranë skenës së ngjarjes ishte skuteri i djalit. Babai i dëshpëruar nga lajmi i keq bërtiste: “Të dy, të dy”, jashtë spitalit Pasteur në veri të qytetit.
Djali dhe gruaja e tij janë në mesin e 84 njerëzve që humbën jetën kur sulmuesi Lahouaiej Bouhlel mori përpara me një kamion turmën me njerëz që ishin mbledhur në shëtitore për të festuar “Bastille Day”.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)