Një urë e ndodhur në Tajvan është shembur papritur, kur mbi të po kalonte një autoçisternë nafte.
Në video jepet momenti tronditës kur ura në portin e Nanfangao shembet papritur dhe bie mbi varkat e peshkatarëve, duke ngritur dallgë të mëdha.
Sipas mediave të huaja janë lënduar 20 persona dhe disa të tjerë janë në kërkim nga një ekip zhytësish.
Shembja e urës rreth 140 metra të gjatë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nuk dihen ende shkaqet.
Komento