Të gjithë kur dëgjojmë “Mona Lisa” kemi në mendjen portretin e veçantë të gruas fisnike, të cilën krijoi dora e artistit italian Da Vinci.

Gioconda, që domethënë e bukur, është një nga pikturat më me vlerë që mban kjo tokë, në çdo kuptim të saj.

Por a e keni menduar ndonjëherë ndryshe Mona Lisën, për shembull pa rroba?!

Një statujë prej bronzi të Mona Lizës gjysmë të zhveshur, me nota komike ka krijuar artisti Nick Walker.

Kjo ishte një sfidë personale e Walkerit, si një përgjigje për artistin Bansky, i cili tha se vepra e Mona Lisës është e papërsëritshme.

Skulptura është ekspozuar në Bristol në Angli duke marrë vëmendjen e të gjithëve për veçantin e saj.