/ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini theksoi sot se BE-ja ishte mjaft e fortë për të mbështetur një ribashkim të Qipros, gjatë vizitës në ishullin mesdhetar duke përshëndetur rolin e kësaj anëtareje të BE-së në Lindjen e Mesme.
"Bashkimi Evropian është i fortë. Kostoja e krijuar nga hyrja e pjesës veriore të Qipros në BE në rast ribashkimi është subjekt debatesh (...) por kostoja e vërtetë do të ishte dështimi i procesit", deklaroi ajo.
"Ju mund të mbështeteni në përkrahjen e plotë të Bashkimit Evropian për të vazhduar këtë proces, për të përgatitur një përfundim që ne shpresojmë të jetë pozitiv", shtoi ajo duke iu referuar negociatave mes drejtuesve qiprioto grek dhe qiprioto turk.
Vizita e përfaqësueses së lartë të BE-së u zhvillua një javë pas asaj të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker.