PRISHTINE, 9 shkurt /ATSH/. - Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e ka cilësuar si të rëndësishëm rifillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët në Bruksel, ajo ka shfaqur shpresën për rezultate pozitive nga ky takim.
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, takohen sonte në Bruksel, me praninë edhe të Mogherinit.
Më herët, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë se temë diskutimi sot pritet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe hapat e mëtejshem në këtë proces. /b.j//a.ke/









