Monica Bellucci është shqiptare!

Monica Bellucci është shqiptare!
Monica Bellucci është shqiptare! Këtë fakt të papritur e bëri me dije Attilo Bellucci, pronar i cirkut “Bellucci”, i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.

“Unë jam Bellucci, origjina ime është shqiptare. Paraardhësit e mi kanë ardhur nga Shqipëria dhe janë vendosur në zonën e Kalabrisë, rreth 400-500 vjet më parë. Disa u vendosën në periferi ndërsa të tjerë si atë afërmit e mi u vendosën aty dhe nuk lëvizën më. Edhe Monica Bellucci është një nga ne, pra mund të themi që edhe ajo ka origjinë shqiptare,” u shpreh Bellucci.

Siç duket prandaj edhe shqiptarët e kanë një dobësi të veçantë për yllin Italian (shqiptar), sepse thellë thellë, ne e kemi ndjerë që ajo është një nga ne. 


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

8/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?