Monica Bellucci harron ish-bashëkshortin: Zemra ime nuk është më e lirë tani

Monica Bellucci harron ish-bashëkshortin: Zemra ime nuk është më e lirë tani

Aktorja Monica Bellucci dhe ish-bashkëshorti i saj, Vincent Cassel

Monica Bellucci njihet si një nga divat e kinemasë italiane. Ajo është vënë në qendër të mediave kohët e fundit për faktin se ka nisur një lidhje të re pas divorcit. Vetë aktorja ka rrëfyer për “Paris Match” se nuk më e lirë tani.

"Prej shumë kohësh kam dalë me të njëjtin mashkull. Apo është normale? Nuk e di.  Unë nuk jetoj sipas rregullave.  Si mund t’i kërkoj një tjetri atë që nuk mund të jap? Burri me të cilën jam lidhur nuk ka të njëjtin profesion si unë, por udhëton shumë. Kjo është arsyeja pse ai në mënyrë të përkryer më kupton mua dhe ndan të njëjtën mënyrë jetese si unë. Ritmi i tij i jetës i jep mundësinë të kuptojë ritmin tim. Jam shumë i lumtur,”- u shpreh ylli 54-vjeçar.

“Në moshën 54 vjeçare po jetoj një moment magjik të ekzistencës time, kam gjetur lirinë. Jam e kënaqur me karrierën time, gjithçka që vjen më shumë është një bonus dhe unë falënderoj që të jetë gjithmonë kështu,”- vijoi më tej Bellucci.

Aktorja ka qenë për 18 vite e martuar me Vincent Cassel, i cili në fund të muajit gusht kurorëzoi lidhjen e tij me modelen Tina Konak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë