Monika Kryemadhi: Ja pse sa herë
ka krizë Ilir Meta shkon tek Berisha

Monika Kryemadhi: Ja pse sa herë<br />ka krizë Ilir Meta shkon tek Berisha
TIRANE-Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emision ‘Top Story”, ka zbuluar se pse Ilir Meta një ditë pas marrëveshjes së arritur Rama- Basha, i shkoi në zyrën e Berishës.

Në lidhje me vizitën e Ilir Metës te Sali Berisha pas arritjes së marrëveshjes, Kryemadhi tha se Meta, i cili sipas saj është një nga negociatorët kryesorë të marrëveshjes, shkoi te Berisha “për ta falenderuar që u arrit kjo marrëveshje”. “Jam e bindur se dhe doktori ka pasur ndikim në këtë marrëveshjeje”, tha zv/kryetarja e LSI-së.

Monika Kryemadhi theksoi se, “lë për të dëshiruar shumë qeverisja aktuale, ku jemi pjesë edhe ne”. Sipas saj, “duhet punuar fort dhe pa arrogancë”, sidomos për përmirësimin e klimës së biznesit. 

Pse sa herë ka një krizë Ilir Meta shkon tek Berisha?

Jam e bindur që ai ka vajtur për ta falënderuar Berishën për zgjidhjen e krizës.

Berisha ka qenë një nga negociatorët për zgjedhjen e krizës?

Unë mendoj që po.

Më tej, duke folur për marrëdhënien PS-LSI, Kryemadhi tha: “LSI-ja i ka qëndruar luajale marrëveshjes së Shkodrës, korrekte dhe e ka zbatuar me përpikmëri. Problemet e brendshme që mund të kenë në Partinë Socialiste, mundohen t’i kalojnë te të tjerët. Unë them që t’i përkushtohen elektoratit dhe premtimeve të vitit 2013”.

Përsa i përket llogarive për zgjedhjet e 25 qershorit, Kryemadhi i ka idetë e qarta: “Në vitin 2013 morëm 180 mijë vota. PS përfitoi 2 mandate nga LSI-ja atëherë. 180 mijë vota janë 18 mandate. Në vitin 2015 ishin 34 mandate. Mungesa e koalicioneve dëmton disa parti të tjera më të vogla, por LSI-ja do të ketë shumë mandate. Rritja progresive e votave të LSI-së është gjithmonë dyfish. Në 2015 kishim 34 mandate, në 2017 bëjini vetë llogaritë. Kam besim se do të jemi forcë e parë”. 

“Ka ardhur koha që shqiptarët t’i japin shansin LSI-së për të qeverisur”, përfundoi Kryemadhi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.