Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK. Padia që u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela, bazohet në nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, pika 3, që bën fjalë për përgjimet telefonike. Në seancë përballë avokatit të Kryemadhit, ishte prokurori që po heton çështjen e lobimit të ish-LSI në SHBA në vitin 2017.

Burime nga SPAK dhe GJKKO, nuk konfirmojnë zyrtarisht për çfarë bën fjalë konkretisht objekti i kërkesës, që mesa duket lidhet me sekuestrim telefoni, pajisjesh kompjuterike dhe provash të tjera. Pikërisht zhvlerësimin e këtij veprimi të SPAK, ka kërkuar përmes avokatit, deputetja Monika Kryemadhi në kërkesën për heqjen e sekuestros.

Në seancën që nisi në orën 13.30, Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj Redi Llanaj, ndërsa SPAK përmes prokurorit Sotir Kllapi i cili heton çështjen e lobimit të LSI në SHBA, kërkoi rrëzimin e kërkesës. Objekti i këtij hetimi janë pagesat e kryera në vlerën 300 mijë USD, nga Ish-LSI, për vizitën e Ilir Metës e Petrit Vasilit në inagurimin e Donald Trump si president ne 2017.

Pak javë më parë, u raportua se oficerët e BKH-së kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale. Ndërkohë më 8 nëntor kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje në SPAK për aferën CEZ-DIA, një tjetër çështje në hetim për dëmin 414 milionë euro në arkën e shtetit shqiptar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
SPAK i sekuestroi disa prova, GJKKO rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit, lë në fuqi sekuestron

1689769577_monika.jpg

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit me objekt “heqje sekuestro” ndaj disa provave që SPAK mësohet t’i ketë sekuestruar.