TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit sërish në SPAK sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. 

Kryemadhi, të cilës i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente, ku mësohet se ka shkuar për të lexuar fashikujt nga dosja e SPAK që po e heton për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi iu drejtua shkurt gazetarëve

“Na e morët shpirtin. S’na latë rehat me marr frymë”.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë 'detyrim paraqitje', ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Kryemadhit i janë sekuestruar dhe dy vilat tek 'Kodra e Diellit"