Aktorja e njohur Monika Lubonja dhe një nga banoret protagoniste të edicionit të shkuar të “Big Brother VIP”,feston sot ditëlindjen dhe nuk mund ta besoni sa vjeç mbush ylli që duket se ka harruar ‘të plaket’.
Ndonëse prej vitesh në skenë si aktore, ku ka luajtur shumë role si në film dhe në teatër, publiku ka pëlqyer gjithmonë artisten e njohur jo vetëm për artin, energjinë pozitive dhe humorin q ë e karakterizon por edhe për imazhin e saj.Monika një grua mjaft simpatike duket se ka injoruar vitet që mban mbi supe dhe vazhdon të duket një vajzë e re.
Mirëpo sot ajo ka ditëlindjen dhe mbase s’do ta besoni po t’ju themi se sot feston 55 vjetorin e lindjes!
Monika ka lindur më 13 Prill të vitit 1968, është një artiste që ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në botën e filmit dhe teatrit. Ajo u rikthye në vëmendjen e shqiptarëve me pjesëmarrjen në formatin “Big Brother VIP 1”, ku fitoi përkrahje të madhe nga fansat e saj.