Monitorim me dron në Kashar, 'Report Tv' shoqëron policinë, kap live parakalimin e gabuar (Video)

Tiranë- ‘Report Tv’ ka shoqëruar për disa çaste policinë rrugore, teksa ka vënë sërish në punë risinë e monitorit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ajri, atë të dronit.

Që nga momenti i parë i inspektimit nga ajri, rreth 250 shoferë janë kapur me shkelje, kjo pasi sipas tyre ata nuk e kanë ditur se po monitoroheshin.

Policia ka zgjedhur që për ditën e sotme, të monitorojë aksin Kashar-Rinas. Droni është pikasur menjëherë nga shoferët, të cilët e kanë pikasur dhe kanë nisur të respektojnë rregullat.

Efektivi i policisë gjatë monitorimit me dron

Por kjo nuk ka ndodhur me të gjithë drejtuesit e mjeteve, pasi gjatë raportimit ‘live’ të gazetarit Arsen Rusta njëri prej tyre është ndaluar për parakalim të gabuar në një aks ku vetë parakalimi është i ndaluar, i paligjshëm dhe konsiderohet si burim aksidentesh.

‘Polici fluturues’ do të përdoret në të gjitha akset problematike. Sot droni është në fazat e tij eksperimentale, por së shpejti do të jetë i përdorur në të masë në të gjitha akset me fluks.

Statistikat flasin se nëse policia rrugore ka bërë kontrolle në akse, ‘syri’ nga ajri ka munguar. Me këtë risi shtohen masat për parandalimin e aksidenteve.

Droni i përdorur nga policia

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fenda: 27/08/2018 06:17

    pordh me rigon i thojn ksaj, e gjetet zgjidhjen me dron, veç sa me i shti frik katunarve, nuk shikoni patentat, po mar rastin tim, kur bera praktiken, trajnuesi ne vend te me trajnonte uleriste kot si kafsh per tme nervozuar se donte lek, jo kpute marshin do shkoj ti boj servis, jo sesht makina per ty, kush ta dha teorin ty, vetem ulerinte kir i dhash 100€ ne fund para provimit qe te thonte naj llaf ma boni pse sme the qe ne fillim, jan tja q*sh motrat e gocat p*dhrobshave

    Përgjigju
  • Eri: 26/08/2018 16:23

    Me gjthe keto aksidente te perditshme me pasoja te renda policia rrugore duhet te shkarkohet per mos kryerje te detyres mbasi ajo pergjigjet per trafikun rrugor dhe jo me justifikime

    Përgjigju
    • Rrushi: 27/08/2018 10:09

      Patenta më lekë pa qenë asnjë ditë në kurs.

  • kakrruk: 26/08/2018 14:31

    Si ndëshkohen 250 efektivët për parakalim të gabuar? Lexoni lajmet si duhet o njerëz se na bëtë mendjen lëmsh. Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

    Përgjigju
  • Liku: 26/08/2018 14:04

    Nuk normalizohet trafiku as me gjoba as me dron duhet te normalizohet trafiku si ne BE.Policia punon si 50 vjet perpara nuk ka progres.

    Përgjigju
  • Abduli: 26/08/2018 13:24

    KY ESHTE KORRUPSION SE DRONET U BLENE PER ZBULIMIN E SKAFET TE DROGES ME MINISTER SAIMIRIR TAHIRIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok