Pavarësisht se ankohet për censurë dhe media të kontrolluara nga qeveria, Sali Berisha rezulton sërish si politikani që dominon hapësirën televizive në vend, bashkë me Partinë Demokratike.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka publikuar një raport monitorimi ku rezulton se në muajin dhjetor të vitit 2025, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) ka përfituar 84.20% të kohës totale televizive të dedikuar subjekteve politike në televizionet kombëtare. Në vend të dytë renditet Partia Socialiste (PS) me vetëm 11.14% të kohës televizive, një diferencë shumë e madhe krahasuar me opozitën. Partitë e reja dhe të vogla, nuk figurojnë dhe aq të pranishme në ekranet kombëtare.

Koha televizive e:
Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB) me 2.24%,
Partia “Mundësia” me 0.42%,
LZHK me 0.76%,
Partia e Lirisë (PL) me 0.75%.

Këto shifra tregojnë qartë se hapësira mediatike televizive është përqendruar pothuajse tërësisht mes dy forcave kryesore, me një avantazh të theksuar për PD-në.

Sa i përket liderëve politikë, të dhënat zyrtare tregojnë se Sali Berisha rezulton aktori politik më i pranishëm në media, me 34.87% të kohës totale, ndërsa Edi Rama e ndjek me 27.83%.

Pas 2 drejtuesve të partive kryesore në vend, më të shfaqurit në ekranet kombëtare rezultojnë krerët e grupeve parlamentare rë PD dhe PS. I pari është Gazment Bardhi me mbi 5% dhe i dyti është Taulant Balla me mbi 3%. Dy deputetët pasohen nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili gjatë dhjetorit fitoi kohë televizive kryesisht me Foltoren e tij kundër Berishës dhe kupolës së Partisë Demokratike.

Koha televizive e:
Gazmend Bardhi – 5.20%
Taulant Balla – 3.10%
Ervin Salianji – 2.11%
Elisa Spiropali – 1.69%
Bajram Begaj – 1.54%
Besfort Lamallari – 1.47%
Jorida Tabaku – 1.35%
Erion Braçe – 1.22%