Monitorimi i zgjedhjeve, ​Meta takon
delegacionin e Parlamentit Europian

Monitorimi i zgjedhjeve, ​Meta takon<br />delegacionin e Parlamentit Europian
Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta, priti sot delegacionin e Parlamentit Europian për monitorimin e zgjedhjeve të pergjithshme në Shqipëri. Delegacioni ndodhet në Shqipëri me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryesohet nga Eduart Kukan, e përbëhët nga 7 eurodeputetë.

Ilir Meta theksoi se është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë transparente.
 
“Falenderoj Parlamentin Europian për vëmendjen ndaj Shqipërisë, shqiptarët meritojnë zgjedhje europiane dhe klimë të qetë zgjedhore, për këtë është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira e transparente. Për këtë policia duhet të tregohet e paanshme dhe profesionale gjatë procesit zgjedhor”, tha Meta.
 
Ndërsa Eduart Kukan, u shpreh se shpreson që procesi i zgjedhje të shkojë mirë dhe të jetë i qetë.

“Shpresojmë për zgjedhje të mira e të qeta. Ne dëshirojmë që Shqipëria të bëjë hapa përpara, shqiptarët meritojnë më tepër demokraci”, tha Kukan.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë