‘Te dashuroj, Te dish ta lexosh, Eshte e lehte ta kuptosh, Dicka dua te them, Anash shkronjat e medha Shih sekretin ku e ka, Un e di dhe e mbroj, Ri pran teje sta tregoj, O moj vajze mendje lehte, Je e zgjuar gjeje vet’. Janë këto vargjet që vrasësi serial Viktor Gushi ia ka dedikuar një femre të panjohur me rastin e 8 Marsit përmes profilit të tij në Facebook.

Personi që i mori jetën arketares së bankës NBG, nënë e dy fëmijëve duket se s’ka aspak një zemër kaq të pastër dhe të mbushur me dashuri. Por një mendje të ftohtë që bën gjithçka për të arritur qellimet e llogaritura deri në detaj, grabitjet.

IDEA duke eksploruar për të kuptuar më shumë më tepër për psikologjinë e Viktor Gushit, që akuzohet se ka kryer 16 krime në harkun kohor 2008-20012, zbulon se Viktori jetën virtuale në Facebook e ka nisur me 1 Qershor 2009 por edhe aty është i braktisur…ashtu si edhe në jetën e përditshme ashtu si edhe në kohën kur kryen krimet.

Foto, statuse, ftesa për lojra, poezi, femra të zhveshura por që askush nuk ndan diçka më të. Në një koment ai shkruan:’ Femra më ordinere i ka Tirana’, dhe pëlqen vajzat seksi.

Sipas psikologes klinike Denisa Dallnesi sjelljet virtuale të Gushit dhe ato të jetës së përditshme janë shenjat e një sjelljeje psikotike, që në disa raste mund të ketë shkuar edhe reagime sadiste.

‘Mendoj që një traumë e shkaktuar gjatë jetës së tij ka shkaktuar këtë devijim psikologjik, duke mos bërë lidhjen me realitetin dhe duke shfaqur mosperputhje emocionale teksa pasi kryen një vrasje ulet me gjakftohtësi dhe shikon edicionet e lajmeve, por një rast i tillë për të nxjerrë konkluzione të qarta i duhet nënshtruar një terapie intensive’- tha psikologia Dallnesi për IDEA-n.

Ja çfarë shkruan ai tjetër:’ Erdhi vllai nga shkolla dhe vura dicka tek ai sapo hapi deren e shtepise ishte skuqur…:E pyeta ca ke me ..Me ke je zon ..Me anjonin mu prgj..Ore me ke je zon po te them kush tka rraf
..Asnjoni prap mu prgj…I bona icik presion ore kush te rrafi apo do me te rraf dhe une…Ja me burr tha u zuna me njonin aty te shkolla…Pse me i thash kush ishte aryeja ..Hic tha vetem se i ngacmova ate te dashuren…Po ti me burr a i re naj her atit se te paska skuq…Jo me burr un vetem i thashe ti e paske doren me te rende se vllai im kaq e mbylla si mhb’- shkruan Gushi më 21 Janar, por që histori si ka ndodhur pasi është marrë nga dikush tjetër.

Nga një faqe sociale ku ai është pjesë, Gushi shpesh shkëput statuse, si ai i mësipërmi- që flasin për histori që si ka perjetuar vetë ai, dhe sipas psikologes në këtë formë ai dëshiron të imitojë të tjerët. Psikologia shton se këto veprime i bën pasi nuk ndihet mirë me jetën e tij dhe sjelljet kriminale mund t’i ketë mësuar nga filmat.

‘Ka teori që theksojnë se sjellja kriminale është e mesuar dhe nuk përjashtohet se mund të imitojë filmat mëqenëse është kaq i dhënë pas televizionit dhe gjërave që transmeton ai. Lidhur me faktin që merr statuset e të tjerëve tregon se ndihet bosh të prodhojë diçka vetë dhe kërkon të plotësohet, njelloj edhe me fotot e femrave. Ai merr bruto çdo gjë të të tjerëve, nuk arrin dot të tregojë veten, se sdi ta tregojë’- vijoi psikologia.

Vërehet gjithashtu se miqtë e tij në Facebook janë të paktë. Gushi i prezantohet me fotot e tij të vërteta miqve, tregon se ka mbaruar shkollën profesionale për teknik dhe se vjen nga qyteti i Fierit. Gushi preferon Rihhanan, Shakiren dhe aktoret e telenovelave spanjolle, por që në realitet Gushi është autor i 16 veprave kriminale, kryesisht në Tiranë.

I cilësuar si vrasësi serial i kryeqyteit Gushi i ka marrë jetën dy personave, arkëtares së NGB Bank, Eleonora Kaloçit dhe argjendarit Rrapo Sinanaj, si dhe akuzohet se ka plagosur 3 persona të tjerë.
(marre nga gazeta Idea/shqiptarja.com)