Monti: Jam i hapur, po të duan le
të mbështesin axhendën time
Ish-kryeministri i qeverisë teknike, Mario Monti i cili dha dorëheqjen këtë të premte më 21 dhjetor, po zhvillon një konferencë për shtyp, mes së cilës pritet të kuptohet nëse Monti do të kandidohet sërish për postin e kryeministrit apo jo.
ITALI - Ish-kryeministri i qeverisë teknike, Mario Monti i cili dha dorëheqjen këtë të premte më 21 dhjetor, zhvilloi një konferencë për shtyp, mes së cilës tha qartë se nuk do të bëhet palë me asnjë forcë politike. Megjithatë ai theksoi se nëse pranojnë axhendën e tij politike mund ta thërrasin duke lënë të hapura rrugët për në politikë. Monti e mbajti një vit qeverinë italiane në kulimin e krizës, pas dorëheqjes së Berlusconit. Dorëheqja e ish-kryeministrit Monti erdhi pas miratimi të buxhetit.
Në fjalën mbajtur para të pranishmëve, ish-Kryeministri Monti deklaroi se ka besuar gjithmonë që Italia do mund ta kalonte me sukses krizën financiare. Njëkohësisht Monti shprehu falënderime ndaj Berlusconit, (megjithëse theksoi se nuk e kupton logjikën e tij) Parlamentit, ministrave dhe forcave politike tek të cilët ka gjetur mbështetje gjatë këtij vitit të vështirë, siç e cilësoi ish-Kryeministri italian.
“Gjatë një viti pune mund të them që kriza u kalua. Italianët mundën të jenë qytetarë të Evropës me kokën lartë. Kam pasur gjithmonë besim se Italia i ka pasur fuqitë për t’ia dalë mbanë. Besoj se ajo që bëmë së bashku ishte rruga e duhur. Mirënjohje për Berlusconin, por edhe për raportin e hapur e të sinqertë.
Falënderimi tjetër është për ministrat që i kam ndjerë aq afër në këtë vit të vështirë dhe ndonjëherë të rrezikshëm. Kam thënë: Jam i nderuar për punën që secili prej jush ka bërë!”, tha Monti.
Më konkretisht, për Berlusconin, liderin e PDL ai tha se “kuadrin e tij mendor nuk arrij ta kuptoj, dje më tha se kjo qeveri ka qenë “fatkeqësi” ndërsa një ditë më pas më ofroi lidershipin e të moderuarve.Në këto kushte nuk mund të pranoj asnjë nga propozimet e tij”, tha Monti.
Duke iu referuar deklaratës së ardhur nga partia e Berlusconit se vendi është qeverisur keq, Monti tha se vendimi i tij për t’u dorëhequr menjëherë pas miratimit të buxhetit, dhe asnjë ditë më pas erdhi si pasojë e mosbesimit në qeverisjen e tij.
“Sjellja e respektit ndaj Parlamentit dhe forcave politike ka karakterizuar mënyrën tonë për t’u vënë në kontakt dialogu me ta. Sot jemi këtu për të thënë se e konsiderojmë të mbyllur përvojën e kësaj qeverie. Do doja t’i ftoja të gjithë ta vlerësonin pozitivisht dorëheqjen dhe t’i japin pozitivistet gjykimeve që peshojnë. Nuk deshëm të vazhdonim asnjë ditë më shumë pas miratimit të buxhetit. Nuk e kërkuam ne të qeverisim, nuk na u bë ne favor. Megjithëse me shumë seriozitet besimi, nëse mendojnë se janë qeverisur keq nuk ka kuptim që ne të vazhdonim të qeverisnim. E konsideroj edhe më të rëndë që të thuash se qeveria u përkul dhe kjo të ketë ndikuar në cilësinë e qeverisë. Nuk më takon mua të them nëse qeveria pati meritë apo jo pasi u takon të tjerëve ta vlerësojnë”, u shpreh Mario Monti.
Fjalën hapëse të konferencës për shtyp e mbajti Presidenti i Urdhrit të Gazetarëve italianë, Jakopino në të cilën merrnin pjesë 48 gazetarë për t'i drejtuar pyetje ish-kryemeministrit të qeverisë teknike italiane.
Më herët Monti deklaroi për mediat italiane: Diçka më thotë që të mos kandidohem për Kryeministër.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.7%
-
Jo
22.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15