Shkruante kryeministri i dorëhequr senatori Mario Monti mbrëmjen e Krishtilindjes në profilin e tij në Twitter. Gjithçka ndodhi dy ditë para se Monti të prezantojë agjendën e tij me programin aktual për qeverinë e ardhshme.
Monti do të jetë kandidat i polit të qendrës për kryeministër, përballë ish kryeministrit Silvio Berluskonit. Në deklaratat e mëparshme, pasi dha dorëheqjen nga qeveria teknike Monti tha se nuk do të bëhem palë me askënd “kushdo të mbështesë programin tim”.
Monti hapi llogarinë vetëm pak ditë më parë më 23 dhjetor, 2 ditë pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i qeverisë teknike. Ky veprim është komentuar dhe nga kreu socialist Edi Rama i cili po në Tëitter shkruan “Pas Papës edhe Monti hap llogari në Twitter
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)