Montreal, krisma gjatë mitingut
Një i vrarë dhe një i plagosu

Montreal, krisma gjatë mitingut<br />Një i vrarë dhe një i plagosu
KANADA - Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje një njeri dhe ka plagosur një tjetër brenda teatrit të Montrealit, ku udhëheqësja e partisë separatiste të Kebekut iu ishte drejtuar përkrahësve në prag të zgjedhjeve të fitores të ngushtë në krahinën kanadeze.

Incidenti konsiderohet mjaft tronditës për Kanadanë, ku normat e krimit janë relativisht të ulëta dhe dhuna politike është diçka e rallë.

Partia e re e Kebekut mundi liberalët në pushtet me një diferencë fare të vogël dhe duhet të kënaqet me pakicën e qeverisjes.

Kryeministrja e parë femër e Kebekut, Pauline Marois, po mbante një fjalim përpara përkrahësve të saj, ku u shpreh se krahina një ditë do të ishte e pavarur, pikërisht gjatë kësaj kohe truprojat e saj nxituan për nga skena.
Zëdhënësi i policisë së Montrealit Danny Richer, tha se një burrë rreth 50 vjeç kishte hyrë në pjesën e prapme të teatrit Metropolis rreth mesnatës duke qëlluar dhe plagosur dy njerëz. I dyshuari i vuri gjithashtu zjarrin në pjesën e prapme të ndërtesës.

Në pamjet e transmetuara në televizionin RDI, agresori u shfaq teksa thërriste në frëngjisht “Anglishtja po zgjohet”. Marois kishte premtuar më parë se do të përforconte ligjet për sigurimin e dominimit të gjuhës frënge, gjë e cila ka shqetësuar komunitetin minoritarë të anglisht- folësve.

PQ fitoi 54 nga 125 vende në legjislaturën e provincës së Kebekut, duke i dhënë fund nëntë viteve të sundimit nga liberalët.

Qeveritë e mëparshme PQ-së mbajtën referendume mbi pavarësinë e kësaj province në vitin 1980 dhe 1995, por të dyja dështuan.

Sondazhi më i fundit tregon se vetëm 28 për qind e Kebekut tregon për ndarjen nga pjesa tjetër e Kanada.

Vrasja e fundit politike në Kanada ka ndodhur në tetor të vitit 1970, kur një grup radikal nacionalist të Kebekut rrëmbyen Ministrin e Punës Pierre Laporte si dhe një diplomat britanik. Pak kohë më vonë Laporte u gjet i mbytur.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social