Pllakë më pllakë, me mermer apo gur, me teknika pastrimi e rehabilitim profesional, specialistët e Bashkisë së Tiranës po rikthejnë në identitet zonën e memorialeve në Parkun e Madh.
Sikurse shihet edhe nga këto foto, monumenti i vëllezërve Frashëri, Memoriali i Ushtarëve të Komonuelthit të rënë në Shqipëri apo i personaliteteve të njohura janë riparuar tërësisht, duke nderuar jo vetëm sakrificat që ata kanë bërë, por njëkohësisht duke treguar tek turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë kulturën dhe krenarinë tonë për të shkuarën.
[gallery]24642[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
FOTO










