TIRANE – Ka përfunduar faza në të cilën qytetarët shqiptarë mund të votonin për 5 projektet finaliste në garë për monumentin e pavarësisë. Votimi mund të bëhej online në faqen e Galerisë Kombëtare të Arteve www.gka.al ku tashmë janë shfaqur edhe rezultatet.

Rezulton se projekti më i votuar ka qenë ai i artistit kosovar Visar Obrija dhe atij gjerman Kai Roman Kiklas që simbolizon një shtëpi që ndahet në dy pjesë. Ky projekt ka marrë 2181 vota, ose thënë ndryshe 33,8% të totalit.

Me pak diferencë ai ndiqet nga projekti i gjermanit Jorg Plickat me dy hallkat e zinxhirit të hapura që ka marrë 33, 6% të votave. Boceti i Blerta Xhomos dhe Ilirjan Shimës që sjell një shqiponjë të stilizuar është preferuar nga 30% e votuesve. Thoma Thomai Dhamo dhe Pjerin Kolnikaj janë votuar respektivisht nga 1,3% dhe 1,2% e pjesëmarrësve në votim.

(im/shqiptarja.com)