Monumenti i Pavarësisë,
Velaj: E ndërtova në '09

Monumenti i Pavarësisë, <br />Velaj: E ndërtova në '09
VJENË – Monumenti i miratuar dje nga Komiteti Shtetëror për 100 vjetorin e Pavarëisë, nuk duket se është një bocet original. Artisti shqiptar Fate Velaj zbulon në profiling e tij në rrjetin social Facebook se vepra e artistit kosovar Visar Obrija dhe atij gjerman Kai Roman Kiklas është kopje e monumentit “The gatës of Europe” ( Dyert e Europës), që vetë Velaj ka ideuar dhe vendosur në qytetin e Pogradecit në qershorin e vitit 2009.

“Disa miq nga Tirana me nisën sot këto dy foto të një versioni të ri të monumentit të pavarësisë që mendohet të ngrihet në Tiranë. Ata më shkruanin se është gati 90% e veprës sime të artit "The gates of Europë" pjesë e konceptit tim "Europa Boulevard-100 steps to Ëurope", të cilën unë e zbatova në Pogradec dhe u inaugurua në 20 qershor 2009 e që nga personalitetet më të larta të Europës (Barosso, Kertezs, Ferrero Ëaldner, Faymann,,,etj) u quajt si koncepti më i shkëlqyer në Europë në përmbushjen e slloganit të EU "Ta bashkojmë Europën nëpërmjet kulturës"”, shkruan Velaj në materialin që shoqëron fotot e veprës së tij të ndërtuar në vitin 2009.

Në përgjigjet e komenteve të miqve të tij në Facebook, artisti dhe piktori Fate Velaj deklaron se vepra që mbështet nga qeveria është thuajse kopje e njëjtë e monumentit të tij.

“Suksese unë apo ata të tjerët që do bëjnë dicka si unë? Unë e kam përjetuar suksesin tim qysh në 20.6.2009”, shprehet ai.


Fate Velaj emigroi nga Vlora drejt Austrisë në korrik të vitit 1991. Më shumë se 20 vjet më pas ai u nderua nga presidenti i Parlamentit Europian me titullin “Qytetar Europian”, pas zbatimit të projektit të tij “100 hapa drejt Europës” në disa qytete të Shqipërisë, si Vlora, Pogradeci apo Tirana.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza