Moody's, PD: Ka lëvdata për
qeverinë tonë, jo të Edi Ramës

Moody's, PD: Ka lëvdata për<br />qeverinë tonë, jo të Edi Ramës
TIRANE-Pas raportit të Moody's dhe deklaratës së kryeministrit Rama ka reaguar deputetja e PD, Jorida Tabaku që pohon se ai pohon krizën e ekonomisë shqiptare dhe është për t'u shqetësuar, jo për t'u mburrur.

Sipas Tabakut, raporti i radhës i Moody’s ka më shumë lëvdata për periudhën 2004-2013 se sa për atë të qeverisë Rama.

"Faktorët që po mbajnë gjallë ekonominë dhe konsumin janë të lidhura ngushtësisht me dy investime të huaja të nisura nga qeveria e shkuar, TAP dhe hidrocentrali Devollit. Janë këto lokomotiva e ekonomisë shqiptare që nxori nga një gati recesion ekonomik vendin gjatë këtij viti, sipas analizës së Moody’s" thotë Tabaku.

Deputetja e PD thekon se raporti "Shprehet se Shqipëria ka një nivel të lartë të borxhit publik i cili në vitin 2015 arriti në majën me të lartë në rreth 73 për qind të GDP-së.
Në veçanti korrupsioni, qasja në financime dhe rregullat tatimore mbeten dobësi të rëndësishme".
 
Deklarata e plotë e Tabakut
Asgjë e re nga Moody's!
Jorida Tabaku për raportin që pohon krizën e ekonomisë
 
Raporti i radhës i Moody’s – kompanisë së vlerësimit të aftësisë së financiare të vendeve –nuk sjell asnjë gjë të re, madje ai ka më shumë lëvdata për periudhën 2004-2013 se sa për atë të qeverisë Rama.
 
Faktorët që po mbajnë gjallë ekonominë dhe konsumin janë të lidhura ngushtësisht me dy investime të huaja të nisura nga qeveria e shkuar, TAP dhe hidrocentrali Devollit. Janë këto lokomotiva e ekonomisë shqiptare që nxori nga një gati recesion ekonomik vendin gjatë këtij viti, sipas analizës së Moody’s.
 
Ata që marrin vesh nga ekonomia, kuptojnë që ia nuk ka asgjë për t’u mburrur dhe shumë për t’u shqetësuar, sidomos për nivelin e borxhit të vendit dhe mungesës së aftësisë konkurruese të tij.
 
Në mënyrë të veçantë raporti, shprehet se Shqipëria ka një nivel të lartë të borxhit publik i cili në vitin 2015 arriti në majën me të lartë në rreth 73 për qind të GDP-së.
 
Moody’s pohon se Shqipëria ka nevoja të mëdha për hua të reja dhe thekson se financimi i qeverisë varet nga paratë e marra hua nga sektori bankar vendas, i cili është i rënduar nga shumë kreditë të këqija, të cilat muajin e fundit janë rritur me 18 mld lekë.
 
Raporti thekson se niveli i konkurrencës së vendit mbetet i ulët. Në veçanti korrupsioni, qasja në financime dhe rregullat tatimore mbeten dobësi të rëndësishme.
 
(dy.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai