Moore: Asociacioni i Komunave
Serbe, as OJQ, as entitet i ri politik
Funksioni i Asocacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk do të jetë i ngjashëm me atë të një OJQ-je, tha drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
PRISHTINË - Funksioni i Asocacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk do të jetë i ngjashëm me atë të një OJQ-je, tha drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, sipas të cilit ky Asociacion nuk do të mund të legjitimohet as si inkuadrim i Serbisë përbrenda territorit të Kosovës.
“Normalizimi i marrëdhënieve po bëhet përbrenda ligjeve të Kosovës. Komunat kanë shumë kompetenca në këtë sistem. Komunat kanë kompetenca në mënyrë të veçantë ose si bashkësi të cilat mund t’i ushtrojnë. Asociacioni s’është NGO (OJQ), por as entitet i ri politik”, theksoi Moore.
Ky diplomat tha në një intervistë për Klankosova deklaroi se idetë për një entiteti të ri politik në Kosovë nuk janë në tavolinë. “S’është zgjidhje kjo dhe kjo s’është në tavolinë. Ndërmjet shteteve fqinje mund të diskutohen shumë çështje, por ne nuk shohim kurrfarë arsyesh që kjo të diskutohet. Politika jonë është e qartë. S’ka ndryshim kufijsh, s’ka shkëmbime të territoreve”, u shpreh Moore.
I pyetur të komentojë deklaratat e James Rubinit se “ish-komandantët e luftës duhet të largohen nga pushteti”, Moore tha se për këtë gjë vendosin vetë kosovarët.
“Jamie Rubin është shumë i respektuar. Ka qenë shumë i përfshirë në gjetjen e një zgjidhje paqësore për Kosovës. Skam pas rastin ta rishikoj komentin e tij për përfshirjen në jetën politike të Kosovës, por unë besoj se kjo është punë e politikanëve dhe votuesve kosovare”, tha Moore.
E kur është fjala për konfliktet, Moore tha se kosovarët dhe tjerët që shkojnë për të luftuar në Siri, nuk bëjnë punë të dobishme që përfshirë në aso tragjedish. Ai tha se Amerika është e shqetësuar me atë çfarë po ndodh në atë vend dhe shtoi se Ëashingtoni do zgjidhje paqësore,transmeton Telegraf.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09