Moore: Jo konfuzion me mesazhet
për statusin, sot takon Berishën

Moore: Jo konfuzion me mesazhet<br />për statusin, sot takon Berishën
TIRANE- Jonathan Moore, Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit gjendet në Tiranë për një vizitë zyrtare, vetëm pak ditë përpara se vendi të mësojë nga BE përgjigjen për statusin e vendit kandidat.

Sot Moore do të takohet me deputetin e PD-së Sali Berisha,  Takimi me ish kryeministrin pritet të jetë në zyrën e tij sot në orën 11:00

Ndërsa dje sipas njoftimit zyrtar të Presidencës në takimin me Nishanin, Moore është shprehur se SHBA-të janë të kënaqura me arritjet, stabilitetin e brendshëm e rolin e Shqipërisë në rajon.

“Integrimi evropian është interes i Shqipërisë, SHBA e BE”, citon presidenca, Moore. Por ai shtoi sipas Presidencës se “nga Brukseli, pavarësisht arritjeve të deritanishme, duan të shohin më shumë përparim në konsolidimin e shtetit ligjor dhe tërhoqi vëmendjen se politika shqiptare duhet të evitojë konfuzionin në dhënien e mesazheve për statusin e vendit kandidat e integrimin në Bruksel”.

Njoftimi i Presidencës nuk sqaron më tej se për çfarë konfuzioni mesazhesh të politikës shqiptare për integrimin i ka thënë zyrtari amerikan, Nishanit. Ai ka dhënë garanci për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, duke shprehur mirënjohjen e Shqipërisë ndaj SHBA për gjithçka ka bërë për kombin shqiptar gjatë shekullit të fundit. Zyrtari amerikan u takua dhe me kryeministrin Edi Rama ku ka folur për bashkëpunimin dhe mbështetjen për integrimin. Në takimin me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, është ndarë bindja se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë këtij viti, duke vlerësuar progres-raportin e KE e rekomandimet pozitive të tij.

Moore shprehu mbështetjen e SHBA në procesin e integrimit dhe vuri në dukje rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra. Serinë e vizitave në Tiranë, Jonathan Moore e nisi me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Mes tyre u shpreh angazhimi i përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin për zbatimin e projekteve dhe programeve me fokus forcimin e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit.

Ministria e Jashtme e mbyll njoftimin me përgëzimin që sipas saj Moore ka bërë për masat konkrete të ndërmarra nga ana e qeverisë gjatë vitit të fundit, në një klimë politike gjithëpërfshirëse, siç u evidentua në rekomandimin pozitiv të raportit të progresit të KE për dhënien e statusit të vendit kandidat. Moore u takua gjithashtu me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Redaksia Online
(Jakin Marena, Suela Gera/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit