TIRANE - Drejtori i Politikës për Europën Qendrore dhe Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit apelon sërish nga Tirana se të gjitha forcat politike në vend duhet të përpiqen për dialog kontruktiv mes tyre në procesin e integrimit europian.
Gjatë takimit të zhvilluar me Metën, në ditën e tretë të qëndrimit në Shqipëri të zyrtarit të latë amerikan, u vlerësuan marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa u vu theksi në avancimin e axhendës euro-atlantike të rajonit të Ballkanit.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, e cila zbardhi takimin mes tyre, meta dhe Moore ndanë bindjen se qytetarët shqiptarë kërkojnë zgjidhje konkrete dhe mesazhe pozitive për të ardhmen, dhe në këtë drejtim të gjitha forcat politike duhet të përqendrohen në mbarëvajtjen e një bashkëpunimi konstruktiv, veçanërisht për çështje të rëndësisë kombëtare.
Meta shtoi se Kuvendi do t’a mbështesë Qeverinë në kryerjen e të gjitha reformave të nevojshme që kërkon vendi dhe që i shërbejnë përmbushjes së prioriteteve të Bashkimit Evropian, ndërsa Moore rikonfirmoi mbështetjen e SHBA në këtë proces duke vënë në dukje se kjo i shërben zhvillimeve pozitive në të gjithë rajonin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com