Kënga ‘Mora Fjalë’, është kthyer tashmë në himnin e Kombëtares kuq e zi, sidomos pas sukseseve të jashtëzakonshme të ekipit tonë kohëve të fundit. Autori i këngës shumë të dashur për publikun që ja del të ngrejë peshë të gjithë atdhetarët shqiptare, Naim Gjoshi ka rrëfyer për Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj se nga e gjeti frymëzimin dhe detaje të pathëna më parë.
‘Unë këngën e kam shkruar në vitin 2000. Kam qenë në Prekaz para se ta shkruaja këngën, kam parë shtëpinë e Adem Jasharit. E kjo më ka kujtuar eposin e veriut te cikli i Mujit dhe Halilit, por jashari është i gjallë. Dhe pata dëshirë ta bëja këngë Adem Jasharin. Ndodh që në vitin 2000 një këngëtar nga Drenica më thotë që ti bëja një këngë për Adem Jasharin. Këngën e kam shkruar për një orë. Dhe pastaj papritur, Perëndia më dha të fjalët e më dha vargjet. E këndova vetë pasi e shkrova dhe e kam çuar me zë këngëtarit nga Drenica. Pas një viti që doli në treg, e ka pëlqyer dhe këngëtarja Shkurte Fejza, e cila ka shkuar së bashku me producentin te këngëtari nga Drenica dhe e ka marrë Shkurte Fejza pastaj. Me Shkurten kënga ka marrë të tjera përmasa.’0 tha Gjoshi.