Moralistët zullumqarë të mediave berishane që jetojnë me evazion tatimor dhe pastrim parash! Ja faktet

Moralistët zullumqarë të mediave berishane që jetojnë me evazion tatimor dhe pastrim parash! Ja faktet

Sali Berisha

Ka disa ditë që disa media (berishane) zbardhën dokumentat që Partia Demokratike ka mbledhur në komisionin hetimor mbi aferën e inceneratorëve. ''Investigimi' edhe një herë konsiston thjesht në kopjimin e materialit të furnizuar nga politika (ose nga policia ose nga prokuroria, sipas rasteve) dhe gazetarët punojnë thjesht si postierë. Në fakt gazetarët e vërtetë investigativë janë ata që zbulojnë dokumentat dhe prapapaskenat që as institucionet nuk i njohin ose i mohojnë. Megjithatë, në mungesë të aftësisë tjetër profesionale, bëjnë mirë këta botues ''të pavaruar'' që shesin si zbulimet e tyre ''ekskluzive'' materialet e servirura nga forca politike për interesa partiake. 

Gjithësesi cështja është një tjetër.  Këta botues ''investigativë'', si cdo moralist fallco, skandalizohen për gjëra krejt normale. Ata kanë filluar një fushatë denigruese jo vetëm kundër inceneratorëve, por edhe kundër një seri mediash që kanë bërë kontrata reklamash me kompaninë e inceneratorëve që me lekët e veta ka vendosur si strategji komunikimi të investojë në imazhin e vet. Një procedurë krejt normale dhe trasparente sic ndodh në gjithë botën demokratike. Eni, apo Texaco apo shumë kompani multinacionale edhe kur janë monopoliste, bëjnë fushatë reklamuese edhe nëse nuk kanë nevojë për të reklamuar asnjë produkt por thjesht imazhin, aktivitetin dhe logon e tyre. Reklama nuk bëhet vetëm për të shitur produkte. I vetmi problem do të ishte nëse reklama e inceneratorëve, do të bllokonte lajmet që kishin të bënin me hetimin e kësaj kompanie, por “investigatorët” berishanë nuk dinë ose nuk duan ta bëjnë dallimin.  

Po moralistët berishanë e kane moralin në rregull për të kritikuar të tjerët? Natyrisht që jo! Ata denoncojnë si ''skandal'' të ardhura të arkëtuara zyrtarisht dhe ligjërisht nëpërmjet faturave tatimore dhe e konsiderojnë krim edhe reklamën, që është burim mbjetese për cdo media të ndershme në botë. Ndërkohë që skandali i vërtetë janë lekët e fshehura që kalojnë në arkat e tyre nga burime të panjohura dhe që nuk i deklarojnë. Pra paratë e pista që mbushin cantat. Kapo e medias berishane për shembull, e ka ndërtuar grupin e vet editorial pa deklaruar asnjë faturë blerje për mallra apo pajsie. Të ardhurat zyrtare që deklaron nuk justifikojnë as një cerek të shpenzimeve dhe investimeve që ka bërë. Shumica e punonjësve të tij janë të detyruar të deklarojnë vetëm një pjesë të vogël të rrogës së tyre, pasi pjesën tjetër e marrin me para në dorë, pra me lekë të pista: nga 119 punonjës që ky moralisti-kapo ka, 80 prej tyre (pra 67%) deklarojnë më pak se 35.000 lekë rrogë neto. Dhe nuk janë punetorë të thjeshtë: janë regjsorë, gazetarë, montazherë që në mediat e tjera dhe sipas cmimeve të tregut fitojnë tre apo katër herë më shumë. Janë shifra që tregojnë përtej cdo dyshimi që media e kapo-moralisit berishan bën evazion tatimor dhe pastron para. 

Por ky nuk është i vetmi. Moralisti i dytë ''investigativ'' që punon në mergim, ka një portal që realizon ''super investigime-gjoba'' me 4 gazetarë të punësuar, që paguhen 29.000 lekë neto në muaj secili dhe 3 të tjerë që marrin nga 15.000 lekë secili!!! Ai për vete nuk deklaron asnjë rroga: por si jeton? Normale që edhe ky moralisti tjetër berishan punon me lekët në canta, në shkelje flagrante të ligjit. Dhe me ato lekë tani po projekton të bëjë edhe ai një televizion!!! 

Një tjetër botues ''investigativ'' e mban faqen web të maskuar mbrapa një shoqate, pa asnjë gazetar të punësuar. I vetmi që deklaron një rrogë është ai vete, si administrator, dhe paga mujore është 25.000 lekë neto: më pak se një pastruese part-time.  

Natyrisht këta të tre nuk janë të vetëm, sepse shumica e këtyre gazetarëve moralistë berishanë punojnë si padronët e tyre që pretendojnë imunitet të plotë për cdo krim të tyrin, ndërkohë që mbajnë rolin e inkuizitorit për krimet (e supozuara) të gjithë të tjerëve. Lista është e gjatë. Botues dhe gazetarë që bëjnë ''investigime'' dhe japin leksione morale cdo ditë nëpër portale apo ekrane televizive, në shumicën e rasteve janë pjesë e një sistemi gjigant pastrimi parash dhe evazioni tatimor. 

Drejtoria e Tatimeve e ka faj kryesore pse deri sot s’ka bërë asnjë veprim për të ndëshkuar këtë fenomen kriminal e që krijon pabarazi dhe mungesë trasparence në tregu. Ministria e Financave ka premtuar që nga muaji mars një task force do të fillojë punën në këtë drejtim. Ne po presim, por emrat e këtyre zullumqarëve ndërkohë mund të gjenden kollaj në database e 680.000 rrogave që janë bërë publike nga dy punonjes-kriminelë të Tatimeve që gjykata para pak ditëve i liroi nga qelia duke i konsideruar si njerëz të ndershëm. 

xy/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AMA: 13/01/2022 09:15

    Urgjentisht te mbyllen Shijak TV dhe Syri TV qe jane te dy media qe bejne nga mengjesi deri ne mesnate propagande pro kriminelit Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Lani: 12/01/2022 21:05

    Mediat e Berishes jane ne epoken e gurit si Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare