Moratoriumi i gjuetisë, Klosi: Në dy vitet e fundit, 40% zogj shtegtarë më shumë në laguna

Moratoriumi i gjuetisë, Klosi:  Në dy vitet e fundit, 40% zogj shtegtarë më shumë në laguna

Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mori pjesë në edicionin e tretë të Konferencës shkencore për Mbrojtjen e Faunës së egër të zhvilluar këtë të shtunë , në kuadër të Festivalit të zogjve, ku foli rreth ligjit të moratoriumit të Gjuetisë dhe nismave që do të merren në vijimësi rreth zbatimit të tij.

Pakësimi i faunës së egër ka qenë një problematikë e madhe në Shqipëri, aq sa edhe në zonat e mbrojtura ishte e vështirë të gjeje shpendë apo kafshë të egra.

Teksa e vlersoi vendosjen e moratoriumit të gjuetisë, si një një nismë të rëndësishme të qeverisë, Ministri Klosi nënvizoi se përtej rezultateve positive që pritet të japë ky moratorium është është e nevojshme të ngrihen masa e mekanizma të reja për të ruajtur dhe fuqizuar zonat e mbrojtura të faunës së egër dhe kthimin e tyre në ekonomi.

 Ne duhet që të jemi në një debat të vazhdueshëm nëpërmjet mekanizmave për të mbrojtur dhe për të fuqizuar zonat të mbrojtura, pasurinë tonë natyrore dhe kthimin e tyre në ekonomi. Unë mendoj që në jetën e një administrator publik është e vështirë të marrësh vendime radikale, mbase është e vështirë të marrësh vendime që ndryshojnë gjërat, por vendimi i marrë nga qeveria e Edi Ramës për moratoriumin e gjuetisë mendoj ka qenë një nga vendimet më të guximshme dhe me efekte të menjëhershme.

Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit

Ministri Klosi tha se ka ardhur koha që pasioni i gjuestisë të ketë rregulla dhe se falë masave të marra në këtë drejtim, kjo  ka patur ndikim ne mbrotjen e zonave të faunës, ku në dy vitet e fundit është shtuar numri i zogjve shtegar edhe në laguna.

Ne na duhet një periudhë tjetër moratoriumi, të paktën deri në përfundim të këtij 5-vjeçari për të parë sesa më shumë përfitim do të kemi në si shoqëri, sesa janë shtuar zogjtë shtegtar që vijnë në vendin tonë. Ne bëmë cencusin e zogjve dhe rezulton se në dy vitet e fundit numri i zogjve shtetgtar në lagunat tona është shtuar me 40%. Pa qenë kundër komunitetit të gjuetarëve, ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin e opinionit se ka rregulla edhe në atë passion të gjuetisë siç duhet të ketë rregulla, mbështetje, fuqizim të pasionit tuaj për të rritur gjënë e veçantë, gjënë e bukur, konkurrimin nëpërmjet vlerave dhe arritjeve të fundit të shkencës edhe në fushën e mbrojtjes së zogjve”, tha ministri Klosi nga konferenca shkencore për mbrojtjen e faunës së egër.

Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit

Si pasojë e moratoriumit të gjuetisë, në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë numri i shpendëve të ujit në 2018-n ka arritur në mbi 47 mijë. Flamingot i gjejmë në këtë park si asnjëherë më parë, mbi 4 mijë të tilla. Shtim të llojeve të faunës së egër kemi edhe në Kune-Vain; në Liqenin e Shkodrës, në Nartë, Butrint, Orikum, Patok, në Karpen, Seman dhe në liqenin e Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë