Moratoriumi i gjuetisë, Rama: Rriti me 80 mijë numrin e shpendëve të egër! VIDEO nga kamerat kurth, ‘kapin mat’ speciet në rrezik

TIRANË- Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar në rritjen e numrit të specieve në rrezik. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga kamerat kurth, të cilat kanë kapur imazhe të kafshëve në rrezik, por edhe shpendëve. Rama shkruan se falë moratoriumit është rikthyer normaliteti në habitatet natyrore, ndërsa është rritur numri i vizitorëve në zonat e mbrojtura, të cilat tashmë janë kthyer atraksione për turistët vendas e ata të huaj. Gjatë këtij viti, deri në muajin korrik, zonat e mbrojtura janë vizituar nga mbi 2.1 milionë vizitorë.

“Mirëmëngjesi dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Krahas videos, kryeministri ka publikuar edhe shifrat, sipas së cilave, falë maratoriumit, shpendët e egër nga 60 mijë që kanë qenë në vitin 2016, kanë shkuar në 140 mijë individë. Ndërkohë, rreth 50% më shumë specie të shpendëve ujorë janë numëruar në vitin 2021 krahasuar me censusin e vitit 2016. Sakaq, numri i ligatinave është rritur nga 16 në vitin 2016, në 29 në vitin 2020.

“Llojet e faunës së egër jetojnë të qetë në habitatet e tyre falë moratoriumit të gjuetisë. Efektet e tij kanë qenë pozitive, veçanërisht tek shpendët e egër. Në censusin e viti 2016 janë konstatuar rreth 60 mijë shpendë të egër në habitatet e ekosistemit shqiptar. Në vitin 2021 u numëruan 140 mijë individë të tillë. Rreth 50% më shumë specie të shpendëve ujorë janë numëruar në vitin 2021 krahasuar me censusuin e vitit 2016. Numri i ligatinave është rritur nga 16 në vitin 2016, në 29 në vitin 2020. Gjatë këtij viti, deri në korrik, mbi 2.1 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura. Është vërejtur edhe një ndërgjegjësim i popullatës falë një komunikimi të shtuar nga ekspertët dhe ambientalistët. Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër”, shkruhet në video.

Moratoriumi i gjuetisë është zgjatur deri në vitin 2025, duke ndaluar kështu gjuetinë e faunës së egër në të gjithë vendin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erimir: 18/09/2022 19:16

    Bravo se ato zorraxhinjte e saliut nuk e ndalonin se dilnin vete duke gjuajtur

    Përgjigju
  • eri: 18/09/2022 19:15

    Gjuetia duhet ishte nalu me koh po para jushe nuk kisht njeri qe ta bente

    Përgjigju
  • beni: 18/09/2022 19:14

    Bravo me kete ndalimin e gjuetis sepse eshte nje pune e bere mjafte mir

    Përgjigju
  • kledi: 18/09/2022 19:14

    Ke bo shume mir qe e ke ndalu gjuetin

    Përgjigju
  • Yriu: 18/09/2022 18:56

    Ndalimi i gjuetis do sjell shume te mira

    Përgjigju
  • Marjo: 18/09/2022 18:42

    Shpresoj te jene marre masat e merituara per te gjithe ata qe bejne gjueti me kafshet ne vend

    Përgjigju
  • Miri: 18/09/2022 18:41

    Duhet te kujdesemi sa mundemi per te gjitha kafshet !

    Përgjigju
  • Goni: 18/09/2022 18:36

    Gjuetia u mori jeten shume kafsheve te gjora

    Përgjigju
  • Greisi: 18/09/2022 18:33

    Kjo po qe eshte nje nisme e mire qe ka ndihmuar floren dhe faunen e vendit tone

    Përgjigju
  • Arta: 18/09/2022 18:32

    Bravo ky moratorium ka sjelle shtimin e specieve te kafsheve ne vend

    Përgjigju
  • Meri: 18/09/2022 16:31

    Masat e duhura per te ruajtur speciet e vecanta te vendit tone

    Përgjigju
  • Mira: 18/09/2022 16:30

    Ruajtja e ketyre zonave ka dhene frytet e veta sepse po shohim qe kaq shume specie qe ishin ne rrezik zhdukje jane shtuar ne numer

    Përgjigju
  • Ervin: 18/09/2022 16:01

    Me pas gjith kto bukuri natyrore qe na i kan zili shum vende e mos me i mbrojt esht gjynah

    Përgjigju
  • Ermir: 18/09/2022 15:57

    Mir qe u moren masa se e kemi pas shkatrru vet me duart tona natyren e bukur qe na ka fal zoti

    Përgjigju
  • Lela: 18/09/2022 15:32

    Keni ber gjen e duhur qe jeni duke i mbrojtur keto kafsh te pafajshme

    Përgjigju
  • Ela: 18/09/2022 15:31

    Me vjen shum mir qe me ne fund dhe keto kafsh te gjora tashme po bien ne qetesi

    Përgjigju
  • Alban: 18/09/2022 14:56

    Njerezit po gjujne edhe tani ilegalisht duke marre burgun persiper imagjino ca do bejne nqfs hapet gjuetia

    Përgjigju
  • altin: 18/09/2022 14:08

    me vjen mire qe merren masa te tilla

    Përgjigju
  • Tea: 18/09/2022 13:55

    Cdo dite e me shume po merrni masa ndaj ketyre zonave

    Përgjigju
  • Suela: 18/09/2022 13:55

    Fat per ne ti shohim keto specie ne zhdukje ???? ne vendin tone

    Përgjigju
  • Paolo: 18/09/2022 13:42

    Duke qen se kemi shume zona te mbrojtura ne vendin tonw mendoj se keni ber gjen e duhur me masat e ndermara per mbrojtjen e tyre

    Përgjigju
  • Kujtim: 18/09/2022 13:41

    Keto zona te mbrojtura tashme nuk ndihen te rrezikuara dhe kafshet gjithashtu. Po behet nje pune shume e mire me mbrojtjen e ketyre zonave ne vendin tone

    Përgjigju
  • Meri: 18/09/2022 13:40

    Mendoj se te gjitha keto specie ndihen me pak te rrezikuara duke qen se esht ndaluar gjuetia ne keto zona. Jan specie me te vertet te vecanta

    Përgjigju
  • Stop gjuetise: 18/09/2022 13:33

    Po ca moratoriumi thone keta, eshte ndaluar te dalesh per gjueti diten,nese te shikon ndonje spiun ose polic, por ama behet nami naten, gjueti me prozhektore. Pastaj gjuetia vijon normalisht neper pyje dhe male gjate gjithe sezonit, pa pyetur fare. Po mire pse nuk i vullosen armet e gjuetareve qiviria ne menyre qe te mos kishte shance te luanin kembezen gjuetaret e amatoret, ky shtet vete i lejon dhe ben sikur nuk i shikon. Po te flisnin pemet dhe malet do tregonin shume historira e do pergenjeshtronin qivirine, gjueti te mbare gjuetareve.

    Përgjigju
    • Pjeter: 18/09/2022 14:58

      Eshte shume e vertet,mjafton pak mundim dhe kushdo gjen fakte per ato qe akuzon ne koment. Per mendimin tim,ajo qe ishte me e rendesishme,ishte te shkruhej, te ishte nje ligj, nhe liqgj qe,ne ato mjera te armatosur per gjah,plus turistet e gjahut,te kishte per qellim te ulte intesitetin e gjahut qe me te vertet po zhdukte faunen e eger ne Shqiperi,pavarsish se trumbetohet si "moratorium",qellimin per te ndaluar komplet gjahun, as qe ekane konsideruar fare!!

  • Besi: 18/09/2022 13:22

    Edi po ben nj pun shum tmir dhe kjo gje po duket cdo dit.Na kishte humbur besimi te qeveria dhe ju na e keni kthy

    Përgjigju
  • Goni: 18/09/2022 13:21

    Duket puna serioze e qeveris. Ju i tregoni te gjitha me fakte skan me ku kapen njerzit

    Përgjigju
  • Ervin: 18/09/2022 13:19

    Eshte kaq e shemtuar qe ekomentuesit patronazhiste vazhdojne perdite ne idiotesine e tyre. Si nuk i vjen zor vete ketij Rames xhanem??? Kaq shumene ka me zell servilizmin dhe adhurimin fallco? Shqiperia ka nevoje pwr moratorium per njerzit e saj, qe te mos largohen. Mendoni se historia do tu mbaje mend si baballare kombi. Por ne fakt do mbahi mend si shkaterrues te tij.

    Përgjigju
  • Hasan: 18/09/2022 13:00

    Keni bo shume shume mir me ndalim e gjuetis pune e mir ju lumte

    Përgjigju
  • Tani: 18/09/2022 12:59

    Bravo qe e nadaluat gjuetin ishte nje gje shume e mir

    Përgjigju
  • Halil: 18/09/2022 12:58

    Per zotn keni bo i gjo te mir me ndalim e gjuetise se ka qen makaber fare tu u vra kafshet e shkreta

    Përgjigju
  • Kevi: 18/09/2022 12:50

    Le ti mbrojme kafshet dhe zoti Rama shume mire e ka bere me kete vendim

    Përgjigju
  • Kevi: 18/09/2022 12:49

    Le ti mbrojme kafshet se jane shume gjynah dhe zoti Rama shume mire e ka bere me kete vendim

    Përgjigju
  • Flori: 18/09/2022 12:48

    Shyqyr qe u ndalua gjuetia se vriteshin shume kafshe dhe ishin gjynah

    Përgjigju
  • edmond( koder rreshen): 18/09/2022 12:28

    O Zot o Zot ! Ky Krymenister e ka ba Boten, me ferku Syt nga habia !!! Mir se Turistat hyjn dhe dalin nga Doganat,dhe e besojm kur na thot se kaq "milion" Turista erdhen ne Shqiperi,po Rama i ka detyru edhe Zogjt te kalojn me pasaport ne periudhen e shtegtimit,per te dit numrin e sakt (80 mij) te tyre ! Shikoni kur te dal Rama neser dhe te thot : Me falni ishte nje lapsus i imi,e mora si lajm nga e njejta gazet Zvicerane qe kishte shkrujt se kush e ngren kondicionerin mbi 19 grad shkon ne burg .

    Përgjigju
  • cimi: 18/09/2022 12:04

    besoj se ne dhe vet si qytetar duhet ti mbrojm pasi jan nje bukuri qe na e dhuron vetem natyra dhe ne skemi pse e demtojm ate

    Përgjigju
  • gimi: 18/09/2022 12:03

    duhet ti mbroj keto kafsh me cdo kush shikojeni cfare bukurie kjo vidjo dhuron veteme se ne nuk i kemi shkaktuar deme ketyre kafsheve

    Përgjigju
  • Bora: 18/09/2022 12:03

    Sa mire qe u kushtojne vemendje kaq te madhe ketyre zonave.

    Përgjigju
  • Elsa: 18/09/2022 12:02

    Duke mbrojtur keto zona normal qe do te kemi dhe rritje ta madhe te turisteve ne vendin tone.

    Përgjigju
  • Dritan: 18/09/2022 12:01

    Ndalim o gjuetise eshte nje gje shum e mire sepse ndikon ne shumimin e shpendeve

    Përgjigju
  • Mondi: 18/09/2022 12:00

    Rritja e numrit te shpendeve eshte nje lajm shum i mire per vendin urojme qe ky numer te rritet cdo vit

    Përgjigju
  • Jorgo: 18/09/2022 11:59

    Kshu ka lezet jo si me perpara qe filnin dhe i vrisnin

    Përgjigju
  • Sergi: 18/09/2022 11:56

    Duhen marr masa me te rrepta per keta barbonat qe bejn gjueti kot e mkot

    Përgjigju
  • Regi: 18/09/2022 11:55

    Se dinim qe vendi yne paska kaq gjera te bukura po kush i reklamonte me perpara se saliu me shokt e kishin mendjen per vjedhje

    Përgjigju
  • Dori: 18/09/2022 11:51

    Pamje fantastike qe kishim koh qe si shikonim keni ber nje pun te shkelqyer dhe jeni perkujdesur per ato ambjente

    Përgjigju
  • Enejda: 18/09/2022 11:50

    Sa pamje te bukura kto dhe sa shum jan shtuar specilet ne zhdukje kjo vetem fal kujdesit qe keni treguar

    Përgjigju
  • Helga: 18/09/2022 11:42

    Na kenaqet me keto pamje o kryeminister .

    Përgjigju
  • Olsi: 18/09/2022 11:41

    O sa bukur qe duken . Sa mir qe ne vendin tone egzistojn te tilla specie

    Përgjigju
  • Dea: 18/09/2022 11:40

    Bravo i qoft e beri dhe kte ndryshim qe mezi prisnim sepse dhe kafshet duan te jetojn e esht turp te mos i mbrojm keto zona

    Përgjigju
  • Arta: 18/09/2022 11:40

    Po behet me e mira jo vetem per njerzit po dhe per kafshet se po zhdukeshin te gjitha speciet edhe esht gjynaf

    Përgjigju
  • Ani: 18/09/2022 11:39

    Zonat e ruajtura duhet te shtihen sa me shume per nje vend sa me te bukur

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/09/2022 11:39

    Çfar ka Edvin shkjau me shtazët e egra , apo popullin e ka rregulluar e tani merret shtazët e egra…si e kopion ky vuçiçin …

    Përgjigju
  • Eno: 18/09/2022 11:38

    Dicka vertet e bukur sa me shume shpend dhe kafsh te kemi aq me i bukur do te jet vendi

    Përgjigju
  • walt: 18/09/2022 10:40

    klipi nga walt disney

    Përgjigju
  • Luani: 18/09/2022 10:29

    Gjuetia edhte perversitet

    Përgjigju
  • Lepuri: 18/09/2022 10:29

    Gjuetia me arme duhet te ndalohet plotesisht. Ajo nuk eshte sport. Nuk eshte ne kushte te barabarta…njeriu me arme kunder kafshes qe han bar e qete. Do ishte sport nese e kap gjahun me vrap apo me zgjuarsi, por jo me prita pas ferrave e nje tufe me saçme.

    Përgjigju
  • mond: 18/09/2022 10:12

    Shembulli më i mirë i moratoriumit eshte bregu liqenor Pogradec-Lin,ku gjatë gjithe rrugës shikoje shpendë të vrarë qe i shisnin.Kushdo me një armë gjahu në sup brithte lirshëm bregut dhe zogjtë e gjorë nuk guxonin ti afroheshin bregut, sot i sheh aty që rrinë pa frikë. Sa për korektësinë e zbatimit nuk ka diskutim që eshte i mangët. Në zonat e thella as që bëhet fjalë. Por në pergjithësi mbetet pozitive.

    Përgjigju
  • Drini: 18/09/2022 09:21

    Humor Surreli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Real Madridi, një shembull për atë që duket problemi më i madh i Erling Haaland

Real Madridi, një shembull për atë që duket problemi më i madh i Erling Haaland