Moratoriumi i skafeve, PR: Të
rikthehet,Italia në alarm për drogën

Moratoriumi i skafeve, PR: Të<br />rikthehet,Italia në alarm për drogën
Partia Republikane ka kërkuar sot rikthimin e moratoriumit të skafeve, pasi sipas saj autoritetet italiane kanë dhënë alarmin për vërshimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt brigjeve të tyre.
 
Në një deklaratë të bërë për mediat nga selia e kësaj force politike, Endi Shkupi, kreu i forumit rinor në këtë forcë politike ka thënë se heqja e moratoriumit ishte e qëllimshme kjo për t’i hapur rrugë rimëkëmbjes së kondrabandës dhe nxitjes së trafikut nëpërmjet detit.
 
Deklarata e Partisë Republikane
Ditet e fundit autoritetet e Italise fqinje kane shpallur alarmin ekstrem se gomonet qe po vijne nga Shqiperia jane shtuar aq sa kjo po shnderrohet ne nje emergjence te vertete. Ky alarm i autoriteteve italiane nuk ishte ndjere qe prej vitit 2013. Ne fund te vitit 2013 Qeveria Rama hoqi moratoriumin e skafeve, pa ndermarre me pare asnje mase shtese per kontrollin e hapesires detare dhe pa shtuar kapacitetin e policimit detar. Nderkohe qe me pare, Qeveria Berisha kishte vendosur Moratoriumin e skafeve, dhe keshtu kishte arritur te nderprese totalisht trafikun e tmerrshem detar mes dy vendeve, duke arritur te marre me kete akt liberalizimin e vizave per shqiptaret ne vitin 2008.
Partia Republikane veren se tashme jane te gjitha faktet qe provojne indirekt se ajo heqje e Moratoriumit per mjetet detare ne vitin 2013 nga Qeveria Rama nuk ka qene as nje akt i kryer sa per te ndryshuar dicka nga Qeveria paraardhese, dhe as nje akt i kryer nga padija politike qe ne fakt e karakterizon kete Qeveri. Perkundrazi, Partia Republikane Shqiptare e denoncon heqjen e Moratoriumit te skafeve si nje akt te qellimshem qeveritar per t'i hapur rrugen rimekembjes se flotes se kontrabandes dhe nxitjes se trafikut nepermjet detit. 
Partia Republikane kerkon nga Qeveria Rama qe te mbaje tashme pergjegjesine politike te vendosjes serish te Shqiperise ne qender te trafikut nderkombetar te drogave dhe ne qender te vemendjes negative te opinionit nderkombetar. Partia Republikane kerkon urgjentisht qe Qeveria Rama te sqaroje pozicionin e saj:  ose t'u provoje nderkombetareve qe eshte ne gjendje te kontrolloje e te ndaloje skafet e gomonet e njerezve te saj, cka duket e pamundur, ose te ktheje urgjentisht ne fuqi Moratoriumin e skafeve. 
Partia Republikane i ben thirrje opinionit publik qe te rrise presionin ndaj kesaj Qeverie te papergjegjshme qe na e ka damkosur tashme keq atdheun tone. Shqiperia nuk meriton te jete "Republika e hashashit dhe e skafeve". 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën