Fluksi i emigrantëve në Itali që vijnë nga deti po stabilizohet, deklaroi në një seancë parlamentare Mario Morcone, kreu i departamentit të emigracionit në Ministrinë e Brendshme italiane.
Vitin e kaluar, 170,100 persona zbarkuan në brigjet italiane pasi kishin kaluar detin Mesdhe.
Autoritetet kishin parashikuar që numri të rritej më shumë se 200 000 persona këtë vit duke qenë se të dhënat në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar tregonin një rritje drastike.
"Por, ato frikëra duken se janë zbutur pjesërisht", sipas dëshmisë së sotme.
"Prirja duket të jetë në përputhje me vitin e kaluar", shtoi ai.
Morcone foli në parlament për rritjen e armiqësisë publike kundër emigrantëve dhe faktin që partitë opozitare të djathta akuzohen për shfrytëzimin e këtij fakti.