Morën çmimin e parë në sfidën e kodimit, nxënësit në shkollën e Kukësit që realizuan projektin 'Sera Miqësore': Na ndihmon të ushqehemi shëndetshëm

Shkolla 9-vjeçare ‘1 Qershori’ në qytetin e Kukësit ka arritur të fitojë çmimin e parë në sfidën e kodimit me projektin ‘sera miqësore’ ku nxënësit patën mundësinë të demonstrojnë se si zgjidhen problemet në komunitetet duke përdorur pajisje mikrobit.

Samel Bala dhe Bleriona Kastrati, nxënës të klasës së dytë, që prezantuan projektin shprehen për Report Tv se me “Serën Miqësore” dëshirojnë të promovojnë ushqimin e shëndetshëm. Për ndërtimin e saj me materiale të riciklueshme kontribuan të gjithë nxënësit e shkollës.

“Ky projekt është një serë që na ndihmon të ushqehemi shëndetshëm. Paneli diellor shërben për ta kthyer energjinë elektrike në energji diellore. Në këtë serë rriten bimët gjatë gjithë vitit”, thanë Sameli dhe Bleriona.

Drejtoresha e shkollës Elfrida Dogjani shprehet se çmimi fitues dëshmon  aftësitë inovative dhe kreative të nxënësve dhe stafit. “1 qershori” mori pjesë dhe fitoi konkursin e organizuar nga Ambasada britanike dhe Ministria e Arsimit me teme “Shkollat e Shekullit 21-të ”.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez