Dy punonjëse në zyrën e Postës në Shkodër po hetohen në gjendje të lirë pas kallëzimit të një 73-vjeçareje, se për 3 vite, nga 2018-a në 2021-shin punonjëset kanë përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Në hetim janë arkëtarja dhe llogaritarja e zyrës postare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z. (L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra përkatësisht arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër, pasi ka kallëzuar një 73-vjeçare se gjatë periudhës 2018-2021, këto shtetase kanë shpërdoruar detyrat, duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, mësohet nga policia
E.D Eni Dragoni.
PërgjigjuKATOLIKËT kan pas shum kujdes për familjarët e vetë,u dhashin në shumë perioda RILINDJE nuk ja nrrojshin asë emnin por jav shtojshin nji numër,shpirti i njejtë emni i njejtë me numër mundet ta kuptonte se në cilën periodë ishte ma i suksesshum,tani lakmia po na shkatrron,nuk duan ta njohin asë vetëvehtën
PërgjigjuMos i hengshi moj te pa fytyra ua befshin prinderve tuaj keshtu
Përgjigju